Flash

Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrja 8.27% deri në 11.00, mungesë energjie në 6 qendra

Lapsi.al 28 December 2025
Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrja 8.27% deri në 11.00,

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kanë 1.999.024 qytetarë. Procesi i votimit zhvillohet në 910 qendra me gjithsej 2.557 vendvotime, nga ora 07:00 deri në 19:00. Zgjedhjet monitorohen nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe vëzhgues ndërkombëtarë, ndërsa rezultatet e para priten para orës 20:00.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, njoftoi se gjatë ditës së zgjedhjeve janë raportuar probleme me mungesë të energjisë elektrike në 6 qendra votimi në komunat: Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan.

Ai shtoi se komisionet komunale të zgjedhjeve i kanë njoftuar autoritetet përgjegjëse për këto probleme dhe se ato tashmë janë zgjidhur.

Radoniqi i bëri komentet në konferencën për media të orës 11:30, kur edhe njoftoi se pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 ishte 8.27 për qind.

“Nga të dhënat që kemi marrë nga rreth 94% të vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë votuar është 165.404 votues apo 8.27%. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet në shkurt kishin votuar 169.650 votues”, - tha Radoniqi. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI