Flash

Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë Demokratike

Lapsi.al 29 December 2025
Alimehmeti: Do të jem pjesë e protestave të Partisë

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një interviste në emisionin “Studio24”, duke theksuar se situata aktuale kërkon reagim të fortë nga qytetarët dhe opozita.

Sipas Alimehmetit, korrupsioni, kriminaliteti dhe largimi masiv i shqiptarëve nga vendi janë probleme serioze që e bëjnë të patolerueshme vijimin e kësaj qeverisjeje. Ai u shpreh se në këto kushte qytetarët përballen me një zgjedhje të qartë: ose krimi, ose shteti ligjor.

“Rruga e duhur është rotacioni absolut, largimi i kësaj qeverie të mpleksur me krimin, në mënyrë që shqiptarët të vendosin vetë për shtetin e tyre dhe të krijohen kushtet që ata të rikthehen në vend,” - deklaroi Alimehmeti.

Ai konfirmoi gjithashtu se do të jetë pjesë e protestave të vazhdueshme të Partisë Demokratike, duke theksuar se opozita është në të drejtën e saj të kërkojë pastrimin e qeverisë dhe të shtetit. Sipas tij, qytetarët kanë të drejtën legjitime të zgjedhin një alternativë më të mirë përballë qeverisë aktuale.

"Besoj se faktet që po shihni gjatë këtyre ditëve dhe grupet e punës që kanë ardhur nga SHBA, dhe afati që ka dhënë Trump prej 90 ditësh për verifikimin e korrupsionit. Është një manovër e madhe e SHBA, gjithëpërfshirëse, kjo do të jenë zhvillimet e vërteta. Ne do të shohim lëvizje aq të mëdha tektonike, presim hetimet nga amerikanët dhe do të shohim si do të veprojnë. Duke parë se sa të shqetësuar janë ata që kanë duart e përlyer kuptojmë se do të ketë zhvillime aq të mëdha, sa do të kemi një 2026 krejt ndryshe" - tha ai. /LAPSI.al

Të këshilluara

Analiza në BIRN/ Jo më "të paprekshëm"

Data 10 shkurt e këtij viti nisi si një ditë e zakonshme, me socialistët që përgatiteshin për fushatën zgjedhore të 11 majit dhe opozitën që prezantonte zbulimi...

20:49

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI