Flash

Fraza që Allegri i pëshpërit Rabiot bëhet virale: flasin sikur janë ende te Juventusi

Lapsi.al 29 December 2025
Fraza që Allegri i pëshpërit Rabiot bëhet virale: flasin
Massimiliano Allegri festoi fitoren e Milanit ndaj Veronës 3-0 në ndeshjen e fundit të vitit 2025 me një drekë-darkë në shoqërinë e Andrea Agnellit. Ish-presidenti i Juventusit ishte i pranishëm në tribunat e “San Siros” për të ndjekur ndeshjen Milan–Verona. Përveç lidhjes sportive me teknikun Allegri, mes tyre ka ekzistuar gjithmonë një vlerësim i thellë që është shndërruar në miqësi edhe larg fushës dhe kontekstit sportiv. Një shembull i mëtejshëm i asaj që quhej “familja” Juventus. Kjo lidhje u shfaq qartë edhe në një video që qarkulloi në rrjetet sociale, ku shihet Allegri në tunelin e “Meazzas” duke ndalur Adrien Rabiot, ish-lojtar i Juventusit, duke i thënë: “Sot është presidenti këtu”. Sikur të ishin ende të lidhur me Juventusin dhe me atë “president” që edhe sot e njohin si të tillë.

Lexo më tej: Çfarë do bëjë Andrea Agnelli tani që përfundoi skualifikimi: tifozët e Juves presin

Për të ardhmen e ish-presidentit bardhezi ende mbizotëron misteri: disa mendojnë se mund të rikthehet te Juventusi, të tjerë se po përgatit një projekt afatgjatë. Ndërkohë, Agnelli shijon miqësitë e vjetra dhe shfaqet në Itali vetëm për Allegrin. “Është presidenti sot këtu”, i thotë Allegri Rabiot sapo e takon në tunel. Mesfushori francez kishte kufje në vesh dhe i heq për t’u siguruar çfarë kishte dëgjuar. Allegri ia përsërit me zë të ulët: “Është presidenti, Andrea”. Rabiot mbetet i habitur dhe pyet: “Është këtu?”. Allegri i përgjigjet po. Çfarë ka të çuditshme? Asgjë, nëse nuk do të ishte fakti që në tribunë për Milan–Verona ndodhej edhe presidenti aktual i Milanit, Paolo Scaroni, ulur pikërisht pranë Agnellit. Duket qartë se koncepti i “presidentit” për Allegrin dhe Rabiot mbetet i lidhur fort me figurën e Andrea Agnellit, presidenti që ishte pjesë e përditshme e skuadrës së Juventusit dhe që me Allegrin në pankinë shkroi faqe të rëndësishme të historisë bardhezi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI