Flash

Ilir Meta kallëzim në SPAK për Burgjet: Më ndalohen takimet me deputetët e gazetarët

Lapsi.al 29 December 2025
Ilir Meta kallëzim në SPAK për Burgjet: Më ndalohen takimet

Ish-Presidenti i Republikës dhe aktualisht President i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka depozituar një kallëzim penal pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, me cilësinë e funksionarit publik.

Sipas kallëzimit, Meta kërkon fillimin e procedimit penal për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe për çdo vepër tjetër penale që mund të rezultojë gjatë hetimit. Baza ligjore e kallëzimit mbështetet në nenet 248–250 dhe 253 të Kodit Penal.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim në IEVP “Jordan Misja” në Tiranë që prej datës 23 tetor 2024, në zbatim të masës së sigurimit personal “arrest me burg”, të vendosur nga Gjykata e Posaçme dhe të lënë në fuqi nga Apeli i Posaçëm. Në kallëzim thuhet se prej më shumë se 14 muajsh, autoritetet e burgjeve i kanë mohuar një sërë të drejtash themelore.

Sipas pretendimeve të paraqitura, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka ndaluar Metës komunikimin me mediat dhe gazetarët, takimet me deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe eurodeputetë, kontaktet me organet drejtuese të Partisë së Lirisë, si dhe ushtrimin e lirive personale dhe politike përtej kufizimeve të domosdoshme të paraburgimit. Këto kufizime, sipas kallëzimit, nuk janë të bazuara në vendime individuale të arsyetuara dhe nuk justifikohen me rrezik konkret për procesin penal.

Një element i rëndësishëm i kallëzimit është edhe përfshirja e Avokatit të Popullit. Sipas dokumentit, pas një ankese të paraqitur nga Meta, Avokati i Popullit ka zhvilluar hetim administrativ dhe me vendimin e datës 27 nëntor 2025 ka konstatuar diskriminim, persekutim dhe shkelje të lirive personale e politike, duke i rekomanduar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve marrjen e masave korrigjuese. Megjithatë, sipas kallëzimit, këto rekomandime nuk janë zbatuar dhe shkeljet kanë vijuar.

Në vlerësimin juridik, Meta pretendon se mosveprimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve bie në kundërshtim me disa nene të Kushtetutës së Shqipërisë, ligjin “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale” dhe ligjin “Për Avokatin e Popullit”. Ai thekson se këto veprime kanë cenuar drejtpërdrejt lirinë e shprehjes dhe veprimtarinë politike, përfshirë edhe gjatë periudhës kur ishte kandidat për deputet në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Në kallëzim referohet edhe praktika e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, me raste konkrete si Ilgar Mammadov kundër Azerbajxhanit, Selahattin Demirtaş kundër Turqisë dhe Mehmet Hasan Altan kundër Turqisë, ku theksohet se paraburgimi dhe kufizimet nuk mund të përdoren për të heshtur mendimin politik apo për të cenuar pluralizmin demokratik.

Në përfundim, Ilir Meta kërkon nga SPAK regjistrimin e procedimit penal, hetimin e plotë të veprimeve dhe mosveprimeve të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, verifikimin e përgjegjësisë penale dhe marrjen e masave për ndalimin e shkeljeve të vazhdueshme ndaj të drejtave të tij kushtetuese dhe konvencionale.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI