Flash

Michael J. Fox rikthehet në aktrim

Lapsi.al 30 December 2025
Michael J. Fox rikthehet në aktrim

Michael J. Fox po bën rikthimin e tij në aktrim pas pesë vitesh mungesë. Aktori 64-vjeçar, i njohur për rolin në “Spin City” dhe që prej vitesh po përballet me sëmundjen e Parkinsonit, shfaqet në trailerin e ri të sezonit të tretë të serialit hit të Apple TV+, “Shrinking”.

Në pamjet e publikuara, personazhi i Fox ndodhet në sallën e pritjes së një klinike dhe zhvillon një bisedë me personazhin e Harrison Ford, Dr. Paul Rhoades, i cili gjithashtu vuan nga Parkinsoni.

“Për çfarë ke ardhur?” e pyet Fox personazhin e Ford. “Parkinson,” përgjigjet Paul, ndërsa dora i dridhet. “Unë thjesht për një prerje flokësh,” ia kthen Fox me humor.

Në sezonin e ri rikthehen edhe aktorët kryesorë të serialit, përfshirë Jason Segel, Jessica Williams, Luke Tennie, Michael Urie, Lukita Maxwell, Christa Miller dhe Ted McGinley, si dhe disa yje të ftuar.

Seriali “Shrinking” tregon historinë e një terapisti (Jason Segel) që po përballet me humbjen e bashkëshortes së tij. Projekti është krijuar nga Segel, Brett Goldstein dhe Bill Lawrence.

Michael J. Fox do të shfaqet si personazh i ftuar, duke luajtur një pacient me Parkinson, rol që e ribashkon atë me Bill Lawrence, krijuesin e “Spin City”. Lawrence e përshkroi rolin si të veçantë dhe jo moralizues, duke theksuar se Fox sjell të njëjtin humor therës që e ka karakterizuar gjithmonë.

Fox u diagnostikua me Parkinson në vitin 1991, në moshën 29-vjeçare. Para “Shrinking”, paraqitja e tij e fundit në televizion ishte në serialin “The Good Fight” në vitin 2020, vit në të cilin ai njoftoi edhe tërheqjen nga aktrimi.

Në një intervistë të fundit, Fox tregoi se ishte vetë ai që kontaktoi Bill Lawrence për të qenë pjesë e serialit. Ai theksoi se xhirimet ishin një përvojë pozitive dhe se për herë të parë nuk ndjeu presion për gjendjen e tij shëndetësore gjatë punës në set.

Nga ana e tij, Harrison Ford u shpreh se prania e aktorit në serial është “një burim i madh frymëzimi” dhe se bashkëpunimi i tyre i shërben një historie me domethënie të fortë.

Të këshilluara

Pas dramave, Kim dhe Kanye bëjnë paqe

Kim Kardashian dhe ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, raportohet se kanë kaluar Krishtlindjet e vitit 2025 së bashku, me qëllim ruajtjen e një marrëdhënieje të...

19:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI