Flash

Përfshihen nga flakët një kioskë dhe dy automjete në aksin Librazhd–Përrenjas

Lapsi.al 30 December 2025
Përfshihen nga flakët një kioskë dhe dy automjete në

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë në orët e para të mëngjesit një njësi shërbimi në fshatin Xhyrë, në krah të aksit nacional Librazhd–Përrenjas.

Sipas njoftimit të MZSH Librazhd, shërbimet zjarrfikëse u njoftuan rreth orës 03:29 dhe ndërhynë menjëherë në vendngjarje.

Në operacion morën pjesë dy automjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit. Si pasojë, u dogj plotësisht një kioskë në pronësi të shtetasit Skënder Gega nga fshati Xhyrë i Njësisë Administrative Hotolisht i bashkisë Librazhd si dhe dy automjete të parkuara pranë saj. Ndërkohë, u shpëtuan nga flakët dy kioska të tjera në afërsi dhe një automjet tjetër i parkuar pranë vatrës së zjarrit. Burime nga MZSH bëjnë me dije se shkaku i zjarrit mbetet për t’u përcaktuar, por ka dyshime të forta edhe për një zjarrvënie të qëllimshëm. Mes automjeteve të djegura është edhe një automjet me targa greke, në pronësi të një emigranti të kthyer në vendlindje për festat e fundvitit.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje ishte e pranishme edhe Policia e Shtetit, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Mot parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare de...

07:26

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI