Flash

Rama acarohet me gazetarin: Ça po thua se s’të marr vesh?

Lapsi.al 30 December 2025
Rama acarohet me gazetarin: Ça po thua se s’të marr vesh?

Kreyministri Edi Rama gjatë konferencës u pyet nga gazetari Ergys Gjençaj se pse është e pabarabartë para ligjit Belinda Balluku, por kjo pyetje siç duket nuk i pëlqeu Kryeministrit. I 'acaruar' Rama iu kthye gazetarit, duke i thënë se nuk po e kupton se çfarë po thotë dhe se ça po i kërkon.

"Ça po thua se s’të marr vesh? Ti nuk e di çfarë do të ndjekim ne. Këtë do ta dëgjosh kur të vija dita. E dyta, ju shpjegova që Parlamenti nuk është noter. Ça po më kërkon tani? Ku kërkon të dalësh tani se s’po të marr vesh? Në një rast kemi gjykuar ashtu dhe kemi thënë atë që kemi dëgjuar, këtë rast do gjykojmë dhe do themi atë që do të gjykojmë. Çfarë problemi ke ti? Ku e ke hallin? Pse e djeg pyetjen kot, është konferenca e fundvitit," tha Rama.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI