Flash

Rama mbrojtje drejtoreshës së AKSHIT: Ka respektim tim maksimal, jeton me qira

Lapsi.al 30 December 2025
Rama mbrojtje drejtoreshës së AKSHIT: Ka respektim tim maksimal, jeton

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje hapur drejtoreshës së AKSHIT, Mirlinda Karçajan, për të cilën SPAK ka caktuar masën ‘arrest shtëpie’ për akuzën e shkeljes së barazive në tendera. Ai tha në konferencën e fundit për mediat se ka qenë Karçajna që ka strukturuar këtë institucion, ndërsa shtoi se ajo ka respektin e tij maksimal.

Po ashtu Rama tha se Karçanaj jeton në një shtëpi me qira.

“Kjo është pjesë e hetimeve. Nuk kam dijeni për këtë dhe nuk mund të bëj asnjë koment për gjysmë të vërtetat që dalin lart e poshtë. Është proces, do bëhen hetime. Në krye të skuadrës së AKSHIT është një grua që ka respektin e padiskutueshëm. Linda Karçajan, që ka një masë sigurie, me një shtëpi me qira ku jeton, pasi më parë jetonte në një shtëpi të postkomunizmit në banesën e prindërve të tij. E njoh prej 20 vitesh dhe ka respektimin tim. E njohur ndërkombëtarisht dhe ka respektim tim maksimal.

Çfarë thoni ju sot, bazuar në copëza të nxjerra rrugëve nga ata që duhet të ruajnë sekretin hetimor, nuk është e mjaftueshme për të dalë në përfundime për të fajësuar njerëzit. Nxirret një copë këtu dhe një copë atje, ushqehet publiku për të dënuar në sytë e opinionit njerëz që kanë të drejtën që të prezumohen të pafajshëm. Degjenerohen në publik që; këta janë llum. Dalin dhe kapakët e tenxheret që marrin paga marramendëse të padeklaruara, dhe pastaj flasin për pensionistet. Unë thjesht dhe vetëm jam në dispozicionin tuaj që të më fusni në tenxhere. Por sa të më sulmoni, vetëm më forconi. Po të doni të më dëmtoni, mos më fusni në tenxhere, se më i fortë do jem" - u shpreh Rama.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI