Flash

2025, viti i lamtumirave të mëdha

Lapsi.al 31 December 2025
2025, viti i lamtumirave të mëdha

Gjatë vitit 2025 humbën jetën disa prej personaliteteve të shquara të politikës, gazetarisë, artit e kulturës në vend, si ish-kryeministri, Fatos Nano, ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa, gazetari Artur Zheji, apo regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti.

Këto figura me punën dhe pasionin e tyre formësuan shumë aspekte të jetës publike, dhe do të kujtohen gjithmonë për veprën që lanë pas.

Në janar të 2025 humbi jetën kryepeshkopi Anastas Janullatos. Ai u nda nga jeta në moshën 95 vjecare duke lënë pas një trashëgimi të fuqishme fetare dhe shoqërore që ka ndikim në Shqipëri dhe jashtë saj.

Viti 2025 ishte I trishtë për artin shqiptar. Në prill të këtij viti u nda nga jeta ikona e kinematografisë shqiptare, Margarita Xhepa.

Aktorja e mbi 150 roleve në teatër dhe dhjetërave në filma, Xhepa ishte një nga figurat më të spikatura të teatrit dhe kinematografisë shqiptare

Më 1 shtator, Shqipëria humbi një nga regjisorët më të shquar të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti. I cilësuar si një prej regjisorëve që e shkroi me gërma të artit historinë e artit shqiptar, Dhimitër Anagnostit i numërohen në karrierën 40-vjeçare, 15 skenarë, 14 filma artistikë, 10 dokumentarë dhe disa çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Edhe për gazetarinë, 2025 do të ishte një vit i trishtë, me ndarje parakohe nga jeta të gazetarit të njohur Artur Zheji. Ai ishte një figurë e rëndësishme në gazetari dhe analizën politike, duke pasur ndikim të madh në formimin e mendimit publik.

Në vitin që lamë pas, humbën jetën për shkak të problemeve shëndetësore edhe dy figura të spikatura, ish deputeti Andis Harasani dhe publicisti e historian Artan Lame

Në tetor të këtij viti, do të ndahej nga jeta ish kryeministri I vendit, Fatos Nano. Ai do të kujtohet si një figurë ndikuese dhe kontraverse, me mbështetës dhe kritikë, por me rol kyç në tranzicionin politik të Shqipërisë.

Viti mbyllet me një tjetër humbje të rëndësishme, atë të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, i cili vdiq në moshën 40-vjeçare më 26 nëntor, pas një arresti kardiak. Kasapi ishte një artist i dashur nga publiku shqiptar dhe humbja e tij la një boshllëk të madh në muzikën shqiptare.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI