Flash

Avokatët hedhin poshtë spekulimet: Dionis Teqja nuk ka asnjë status kërkimi

Lapsi.al 31 December 2025
Avokatët hedhin poshtë spekulimet: Dionis Teqja nuk ka asnjë

Në lidhje me disa publikime të fundit në portale të ndryshme mediatike, ku pretendohet se Dionis Teqja është shpallur në kërkim apo se po njoftohet përmes shpalljeve publike, përfaqësimi i tij ligjor i konsideron këto lajme tërësisht të pavërteta, të pavërtetuara dhe keqinformuese.

Përmes një komunikimi zyrtar me mediat, avokati Erind Troka, përfaqësues ligjor i Dionis Teqes, sqaron se Gjykata ka proceduar vetëm me njoftim përmes shpalljes, në kuadër të një çështjeje civile, dhe jo për asnjë situatë që lidhet me kërkim apo procedim penal.

"Bëhet fjalë për çështjen civile me Nr. 1234, datë 10.12.2025, e cila ndjek rrjedhën normale procedurale të gjykimit. Avokati Troka thekson se z. Dionis Teqja është drejtues i disa kompanive të mëdha në vend dhe se kjo procedurë është thjesht një formalitet ligjor, pa asnjë lidhje me shpallje në kërkim apo çështje penale.

Gjithashtu, përfaqësimi ligjor ka informuar zyrtarisht Gjykatën se z. Dionis Teqja ka marrë dijeni për seancën gjyqësore të planifikuar për datën 13.02.2026, ora 13:00, çka përjashton çdo interpretim dashakeq apo spekulativ mbi mungesë komunikimi apo fshehje.

Sipas avokatit Troka, çdo përpjekje për të paraqitur këtë procedurë të zakonshme si një çështje kërkimi apo penaliteti përbën keqinformim serioz të opinionit publik dhe cenim të rëndë të figurës dhe reputacionit të z. Dionis Teqja.

Për këtë arsye, përfaqësimi ligjor njofton se po ndjek hapat e mëtejshëm ligjorë ndaj çdo subjekti apo platforme që përdor këtë çështje për qëllime të tjera, të ndryshme nga informimi i drejtë i publikut, duke shtrembëruar faktet dhe duke dëmtuar imazhin e klientit të tij." - thuhet në njoftim.

Të këshilluara

2025, viti i lamtumirave të mëdha

Gjatë vitit 2025 humbën jetën disa prej personaliteteve të shquara të politikës, gazetarisë, artit e kulturës në vend, si ish-kryeministri, Fatos Nano, ikona e ...

15:34

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI