Flash

J.Lo shpërthen ndaj kritikëve në koncertin e saj në Las Vegas

Lapsi.al 31 December 2025
J.Lo shpërthen ndaj kritikëve në koncertin e saj në Las

Jennifer Lopez ka një mesazh të qartë për kritikët e saj. Gjatë natës së parë të rezidencës së re në Las Vegas, “Up All Night: Live in Las Vegas”, ylli 56-vjeçar ironizoi hapur komentet negative që merr për pamjen dhe mënyrën si vishet.

Para një audience të mbushur plot në The Colosseum at Caesars Palace, Lopez u ndal mes performancës për të folur me humor për kritikat që qarkullojnë shpesh në rrjete sociale.

“Disa gjëra më bëjnë vërtet për të qeshur,” tha ajo. “Për shembull: ‘Pse buzëqesh gjithmonë me gojën hapur në foto? Pse vishet gjithmonë kështu? Pse nuk vishet sipas moshës?’” – tregoi Lopez, duke imituar veten mes të qeshurave të publikut.

Momenti më i komentuar erdhi kur këngëtarja përmendi kritikat se “është gjithmonë gjysmë e zhveshur”. Një fans nga publiku i bërtiti: “J.Lo, bëhu vetvetja, ne të duam!”, ndërsa Lopez u përgjigj pa hezitim duke tundur të pasmet: “Po ta kishit këtë trup, do ishit edhe ju lakuriq!”

Gjatë një tjetër pauze në koncert, Jennifer Lopez bëri shaka edhe me martesat e saj të kaluara, duke kujtuar rezidencën e saj të parë në Las Vegas (2016–2018).

“Në atë kohë kisha qenë e martuar vetëm dy herë… Jo, gabim, vetëm një herë. M’u duk si dy,” tha ajo me humor, duke shtuar se sot ndihet më e fortë dhe më e qetë se kurrë.

“Është gjithçka në rregull. Jam duke mësuar, po rritem dhe tani jemi në epokën tonë të lumtur,” u shpreh ajo.

Jennifer Lopez ka qenë e martuar më parë me Ojani Noa, Cris Judd, Marc Anthony dhe së fundmi me Ben Affleck. Me Marc Anthony ndan dy fëmijë binjakë, Max dhe Emme, 17 vjeç.

Sipas burimeve pranë saj, këngëtarja aktualisht nuk është në një lidhje romantike dhe është e fokusuar plotësisht te puna dhe fëmijët. Rezidenca e saj në Las Vegas përfshin 12 koncerte dhe do të zgjasë deri më 28 mars 2026.

Të këshilluara

Michael J. Fox rikthehet në aktrim

Michael J. Fox po bën rikthimin e tij në aktrim pas pesë vitesh mungesë. Aktori 64-vjeçar, i njohur për rolin në “Spin City” dhe që prej vitesh po përballet me ...

18:35

Pas dramave, Kim dhe Kanye bëjnë paqe

Kim Kardashian dhe ish-bashkëshorti i saj, Kanye West, raportohet se kanë kaluar Krishtlindjet e vitit 2025 së bashku, me qëllim ruajtjen e një marrëdhënieje të...

19:45

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI