Flash

Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në vlerë dhe në përqindje

Lapsi.al 31 December 2025
Sëmundjet rriten, fondet për shëndetësinë ulen në

Aktiviteti i ambulancave, poliklinikave dhe spitaleve publike është në rritje vitet e fundit nga plakja e popullsisë dhe rritja e barrës së sëmundjeve në popullatë, por nga ana tjetër, shpenzimet për sektorin e shëndetësisë si në raport me PBB-në, ashtu edhe me shpenzimet buxhetore në përgjithësi vijnë në ulje në periudhën afatmesme.

Të dhënat në projektbuxhetin afatmesëm 2026–2028, që u botua së fundmi në Fletoren Zyrtare, tregojnë se fondet me target vetëm shëndetësinë janë shumë më të ulëta sesa raportohen zyrtarisht, për shkak se brenda buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë është përfshirë edhe ndihma ekonomike.

Këtë vit buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë është rreth 80 miliardë lekë, nga të cilat 53 miliardë lekë janë për funksionet e shëndetësisë dhe 27,3 miliardë lekë janë për ndihmën ekonomike.

Në total buxheti i shëndetësisë këtë vit është sa 3% e PBB-së, nga të cilat 2 për qind janë për shëndetësinë dhe 1% e PBB-së për ndihmën ekonomike.

Në vitin 2028 buxheti i total i shëndetësisë është planifikuar 82 miliardë lekë, nga të cilat 29.5 miliardë lekë janë për ndihmën ekonomike, duke zënë 1%, dhe 52 miliardë lekë për shëndetësinë, duke zënë vetëm 1.7% të PBB-së.

Të dhënat tregojnë se fondi i dedikuar shëndetësisë do të vijë në ulje si në vlerë ashtu edhe si për qind e PBB-së. Nga 53 miliardë lekë këtë vit, për vitin 2028 janë planifikuar 52.6 miliardë lekë me rënie 1.4%.

Të dhënat tregojnë se ekonomia po rritet më shpejt sesa financimet për shëndetësinë. Kjo sjell ulje të peshës së sektorit në PBB dhe një presion në sistem, sidomos në një kohë që kërkesat për shërbime shëndetësore publike vijojnë të rriten.

Shqipëria mbetet nën mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor për financimet në shëndetësi. Serbia shpenzon rreth 5% të PBB-së për shëndetësinë publike, Maqedonia e Veriut mbi 4%, ndërsa Bosnja rreth 6%. Edhe vendet me të ardhura të ngjashme si Kosova (rreth 3% e PBB-së) kanë një peshë buxhetore më të lartë se Shqipëria. Kjo diferencë është edhe më e dukshme kundrejt standardit europian, ku buxhetet publike të shëndetësisë variojnë mesatarisht nga 7% deri në 10% të PBB-së (me Italinë rreth 7.2%, Spanjën rreth 7.6% dhe Gjermaninë mbi 9%.

Të dhënat buxhetore tregojnë se teksa ekonomia rritet, qeveria nuk është aftë të shpërndajë atë në më shumë shërbime sociale të tilla si financimi i arsimit, shëndetësisë dhe familjeve të varfra./ Monitor

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI