Flash

Liroi kravatën kur Rama e bëri Ministër Drejtësie, Lamallari shpjegon reagimin

Lapsi.al 1 January 2026
Liroi kravatën kur Rama e bëri Ministër Drejtësie, Lamallari
Kur Edi Rama prezantoi qeverinë e re në 11 shtator 2025, një nga momentet që u bë viral në rrjet ishte reagimi i Besfort Lamallarit, sapo kryeministri e caktoi Ministër të Drejtësisë. Në atë moment ai liroi kravatën nga sikleti apo lajmi i papritur që dëgjoi prej Ramës. Disa muaj më vonë, Lamallari ka dhënë një shpjegim për këtë reagim të tij. “Në fakt e kam ndjekur, është bërë shumë viral si moment. Por ju siguroj se ka qenë shumë origjinale, shumë autentike sepse ndonëse duket gjest i rallë ndoshta në momente të tilla, unë besoj se çdokush që më njeh e di se unë çdo detyrë që më është dhënë e vlerësoj si përgjegjësi shumë të madhe. Ne jemi këtu falë besimit të dhënë nga qytetarët shqiptarë, të cilët presin shumë dhe meritojnë shumë më shumë. Padyshim të qenit Ministër i Drejtësisë do të thotë shumë, përveçse është nderi i jetës dhe është privilegj. Mbi të gjitha ajo çfarë kam parasysh, jo vetëm atë ditë, por çdo ditë që unë jamë këtu, çfarë ne bëjmë për ta përmirësuar jetën e tyre, për të dhënë shumë drejtësi, drejtësi për të gjithë. Qoftë kur ne e bëjmë këtë duke ndryshuar Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale apo përmes nismave si këto të fundit, për të cilat jam veçanërisht i lumtur dhe falënderues për mbështetjen e Qeverisë. Sepse nuk do të thotë pak të rikthesh në shtëpi gra dhe fëmijë që pavarësisht se kanë kryer krime nuk kanë rrezikshmëri të theksuar shoqërore dhe meritojnë padyshim një shans të dytë apo adresimi plotësisht i çështjes së kompensimit financiar për ata që rëndom në Shqipëri njihen si ish-pronarë, por unë mendoj se ata meritojnë të drejtën e tyre. Padyshim lajme të tilla dhe vendime të tilla janë jo vetëm shpërblim i besimit të dhënë nga qytetarët, por një zotim dhe angazhim që vijon dita ditës”, tha ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari në një intervistë për Euronews Albania.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

https://www.youtube.com/watch?v=xAY8XOWFRog

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI