Flash

Mëngjes zie në ditën e parë të 2026, tre të rinj të aksidentuar në Tepelenë

Lapsi.al 1 January 2026
Mëngjes zie në ditën e parë të 2026, tre të rinj

Një aksident i rëndë rrugor në aksin Gjirokastër, Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass, i ka marrë jetën tre të rinjve në orët e para të vitit 2026, duke e kthyer mëngjesin e ditës së parë të vitit në një bilanc tragjik.

Përplasja ka ndodhur rreth orës 03:18. Sipas të dhënave paraprake, dy automjete, një Volkswagen dhe një Mercedes Benz, janë goditur fort me njëra tjetrën. Në Volkswagen udhëtonin dy të rinj, 27 dhe 24 vjeç, të cilët humbën jetën në vend nga plagët e marra. Në Mercedes Benz udhëtonin dy të rinj të tjerë, 25 dhe 19 vjeç. Pasagjerja 19 vjeçe, nga Delvina, mbeti e plagosur rëndë dhe u transportua drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike.

Viktimat janë identifikuar si Martin Dulaj, 25 vjeç, nga Tepelena, Klejdi Myftari, 24 vjeç, nga Tepelena, Anxhelo Ruçi, 27 vjeç, nga Tepelena. E plagosura është Arsida Demiri, 19 vjeçe, nga Delvina.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë Rrugore, ambulancat dhe zjarrfikësja. Ndërhyrja ka qenë e menjëhershme, por për tre të rinjtë nuk ka pasur mundësi shpëtimi.

Policia e Gjirokastrës konfirmoi me një njoftim se “rreth orës 03:18” automjeti me drejtues shtetasin M. D. u përplas me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., ndërsa si pasojë “kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve” dhe pasagjeri A. R., dhe “ka mbetur e dëmtuar” pasagjerja 19 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar dinamikën dhe shkaqet e aksidentit, duke verifikuar rrethanat e përplasjes, shpejtësinë, kushtet e rrugës dhe çdo element tjetër që mund të ketë ndikuar. Shumica e njerëzve në orët e aksidentit ishin ende në atmosferën e ndërrimit të viteve, por kjo ngjarje e rëndë e ktheu hyrjen e 2026 në një lajm zie për Tepelenën dhe për familjet e tre viktimave.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI