Flash

Përmbyllet faza e fundit e liberalizimit tek energjia

Lapsi.al 1 January 2026
Përmbyllet faza e fundit e liberalizimit tek energjia

Nga kjo e enjte (1 janar) 2300 biznese të lidhura në tension 6 kilovolt kanë dalë në treg të lirë duke u furnizuar kështu nga furnizues privatë ose ai publik (FTL) me çmime që nuk janë të rregulluara por vendosen nga tregu.

Këtij grupi pritet t’i shtohen edhe rreth 300 subjekte të tjera po të lidhur në 6 kilovolt por pasi të shlyejnë detyrimet e prapambetura ndaj Furnizuesit të Shërbimit Universal. Ky zhvillim shënon hallkën e fundit të procesit të liberalizimit të tregut të energjisë, të parashikuar që në vitin 2015 me ligjin “Për sektorin e energjisë”.

Procesi nisi konkretisht në vitin 2018, kur mbi 76 subjekte të lidhura në tension 35 kV kaluan në treg të lirë. Në vitin 2022 u tentua zgjerimi i mëtejshëm i liberalizimit për bizneset në tension 20 dhe 10 kV, por kriza energjetike globale dhe çmimet e larta detyruan shtetin të ndërhyjë përmes mekanizmave amortizues dhe përfshirjes së prodhimit të KESH-it.

Deri në fund të vitit 2023, bizneset në 20 kV kishin si opsion Furnizuesin e Mundësisë së Fundit, ndërsa nga 1 janari 2024 kaluan në treg të lirë. Në 1 janar 2025 këtij grupi iu bashkuan edhe 2600 subjekte të lidhura në tension 10 kV, ndërsa 1 janari 2026 shënoi përmbylljen përfundimtare të procesit.

Ndikimi i procesit dhe furnizuesit

Aktualisht, mijëra biznese sigurojnë energjinë nga furnizues privatë ose nga Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL). Shumica janë të lidhur tek kompania publike FTL me një çmim prej 18.34 lekë/kWh pa TVSH. Sipas administratorit të FTL, Albi Gjenerali, liberalizimi ka sjellë një seri ndikimesh pozitive në treg ku ndër të tjera ka ulur barrën financiare mbi Furnizuesin e Shërbimit Universal, ka përmirësuar disiplinën e pagesave dhe ka futur tregun në një fazë konsolidimi, ku fokusi zhvendoset drejt eficiencës dhe transparencës.

Në tregun e lirë aktualisht operojnë 40 furnizues të licencuar nga Enti Rregullator i Energjisë, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitet e mëparshme. Ky zhvillim konsiderohet një efekt i drejtpërdrejtë i liberalizimit, që po nxit konkurrencën, investimet dhe orientimin e bizneseve drejt zgjidhjeve më të leverdishme energjetike, përfshirë edhe investimet për autokonsum nga burime fotovoltaike./Monitor.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI