Flash

Trump sulmon Clooney : “Filma mediokër dhe politika e gabuar”

Lapsi.al 1 January 2026
Trump sulmon Clooney : “Filma mediokër dhe politika e gabuar”

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj aktorit George Clooney dhe bashkëshortes së tij, avokates Amal Clooney, pasi çifti ka marrë zyrtarisht shtetësinë franceze.

Përmes rrjetit të tij social Truth Social, Trump e quajti këtë zhvillim “lajm të mirë”, por nuk kurseu kritikat, duke e lidhur vendimin me situatën e emigracionit në Francë.

“Ata janë bërë zyrtarisht qytetarë të Francës, një vend që fatkeqësisht po përballet me një problem serioz kriminal për shkak të menaxhimit të dobët të emigracionit, shumë i ngjashëm me atë që kishim nën Sleepy Joe Biden,” shkroi Trump.

Ish-presidenti rikujtoi edhe angazhimin politik të George Clooney-t në krah të demokratëve, duke e kritikuar ashpër karrierën e tij artistike.

“Clooney mori më shumë vëmendje për politikën sesa për filmat e tij mesatarë dhe të zbehtë. Ai nuk ishte aspak një yll i vërtetë kinemaje, por thjesht një njeri i zakonshëm që ankohej vazhdimisht për politikën,” shtoi Trump.

George dhe Amal Clooney morën shtetësinë franceze më 29 dhjetor, pas publikimit të dekretit përkatës në Fletoren Zyrtare të Republikës Franceze. Çifti është zhvendosur në Francë që prej vitit 2021, konkretisht në qytetin Brignoles, në kërkim të një jete më të qetë larg vëmendjes së mediave.

Rezidenca e tyre është një pronë historike e ndërtuar në shekullin XVIII, me rreth 900 metra katrorë sipërfaqe dhe 172 hektarë tokë përreth.

Trump  quajti gjithashtu çiftin “dy nga parashikuesit politikë më të këqij të të gjitha kohërave”, duke ironizuar edhe qëndrimet e aktorit gjatë fushatave elektorale demokrate. Ai përfundoi postimin e tij me një koment thumbues: “E mbani mend kur Clooney braktisi Joe Biden gjatë një eventi mbledhjeje fondesh, për t’u hedhur më pas te një tjetër ‘kandidat i shkëlqyer’, Jamala(K!)?”

Të këshilluara

Michael J. Fox rikthehet në aktrim

Michael J. Fox po bën rikthimin e tij në aktrim pas pesë vitesh mungesë. Aktori 64-vjeçar, i njohur për rolin në “Spin City” dhe që prej vitesh po përballet me ...

18:35

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI