Flash

VIDEO/ Renea me armë në kazino, lojtarët nuk lëvizin nga kompjuteri

Lapsi.al 1 January 2026
VIDEO/ Renea me armë në kazino, lojtarët nuk lëvizin nga

Një kazino e paligjshme në Lezhë është bastisur nga forcat RENEA. Disa makineta të lojërave të fatit janë sekuestruar ndërsa është shpallur në kërkim Elger Uka që dyshohet se menaxhonte biznesin. Vetëm se diçka e çuditshme dallohet në filmimet që ka shpërndarë policia; kur forcat RENEA kanë mësyrë me armë në kazino lojtarët kanë vazhduar të luajnë me shpresën se do të fitojnë edhe në momentet kur po rrethoheshin nga forcat speciale. Video më poshtë:

NJOFTIMI

Evidentohet një rast i përshtatjes së një godine trekatëshe për kazino dhe përdorim droge.

Sekuestrohen miliona lekë, euro dhe dollarë, kokainë, makineta, tavolinë pokeri, letra bixhozi etj.

Vihet në pranga përgjegjësi i kazinosë, si dhe shpallet në kërkim organizatori që kishte marrë me qira objektin trekatësh dhe e kishte përshtatur për kazino.

Procedohen penalisht 15 shtetas që u kapën në ambientet e kazinosë duke luajtur lojëra fati në makineta dhe në tavolinën e pokerit.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur menjëherë hetimin disiplinor për disa drejtues dhe punonjës policie, të cilët nuk kanë marrë masa për evidentimin dhe goditjen e kësaj paligjshmërie.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet se në Lezhë, në një godinë trekatëshe në bulevardin “Gjergj Fishta”, funksiononte një kazino për ushtrimin e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fishat”.

Gjatë kontrollit në një banesë trekatëshe, të marrë me qira nga shtetasi E. U., 24 vjeç, dhe të përshtatur katet e dyta dhe të treta për ushtrimin e lojërave të fatit dhe përdorim droge, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 15 makineta për lojëra fati, një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, disa doza kokaine, 725 000 lekë të rinj, si dhe euro e dollarë.

Në vijim të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. A., 47 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion të lokaleve për lojëra të paligjshme”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. U., 24 vjeç, për të njëjtat vepra penale, pasi nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas ka marrë me kontratë qiraje objektin që ishte përshtatur si kazino. Vijon puna për kapjen e tij.

Po gjatë operacionit u proceduan penalisht edhe 15 shtetas që u kapën duke luajtur lojëra fati në kazino.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për të nxjerrë përgjegjësitë e personave që kishin për detyrë parandalimin dhe luftimin e lojërave të paligjshme të fatit.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.

Të këshilluara

2025, viti i lamtumirave të mëdha

Gjatë vitit 2025 humbën jetën disa prej personaliteteve të shquara të politikës, gazetarisë, artit e kulturës në vend, si ish-kryeministri, Fatos Nano, ikona e ...

15:34

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI