Flash

Ndryshon sigurimi i automjeteve/ Nga 2026 hyn në fuqi historiku i aksidenteve

Lapsi.al 2 January 2026
Ndryshon sigurimi i automjeteve/ Nga 2026 hyn në fuqi historiku i

Sigurime më të shtrenjta për shoferët që kanë shkaktuar dëme dhe zbritje për ata të rregullt, sistem bonus malus hyn në fuqi nga janari 2026.

Të gjithë shoferëve të automjeteve do t’i aplikohet kjo rregullore e cila u miratua në 2025 por nuk u zbatua duke e konsideruar vitin që lamë pas si vitin 0.

Rregullorja e re përfshinë 7 faktorë risku që shtrenjtojnë siguracionin si fuqia motorike, mosha e re shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit, vjetërsia e makinës dhe historiku me aksidentet.

Por kjo është kundërshtuar dhe në komisionet parlamentare dhe është kërkuar ndërhyrja në të.

Praktikisht ata qytetarë që kanë regjistruar mjetin në Berat, Dibër apo Kukës përfitojnë lehtësi, ose bonus ndërsa ata që janë të regjistruar në Tiranë e qarqet e tjera penalizohen për shkak të incidencës së lartë të aksidenteve.

Të këshilluara

Venezuela liron 87 të burgosur politikë

87 persona u liruan me rastin e Dita e Vitit të Ri në Venezuelë, njoftuan sot dy organizata joqeveritare. Kjo erdhi një javë pasi autoritetet njoftuan lirimin e...

07:05

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI