Flash

PAMJE TE REJA/ Momenti i shpërthimit të zjarrit në barin e Crans-Montana

Lapsi.al 2 January 2026
PAMJE TE REJA/ Momenti i shpërthimit të zjarrit në barin e

Janë publikuar pamje të reja të momentit kur shpërtheu zjarri vdekjeprurës në barin “Le Constellation” në Crans-Montana në natën e Vitit të Ri. Autoritetet besojnë se shkaku kryesor i zjarrit ishin flakadanët e vendosur në shishet e shampanjës. Videoja e re tregon momentet e para pas shpërthimit të zjarrit.

Në të, klientët e barit duket se nuk kanë qenë të vetëdijshëm për seriozitetin e situatës. Disa kanë nxjerrë telefonat e tyre për të filmuar flakët. Disa vazhdojnë të kërcejnë dhe të hidheshin përreth teksa flakët përhapeshin me shpejtësi në tavanin me izolant për zhurmat.

Numri i të vdekurve mbetet zyrtarisht në 40. Sipas shifrave zyrtare të paraqitura në mesditë të së premtes, numri i të plagosurve është gjithsej 119 , nga të cilët 113 janë identifikuar zyrtarisht. Nga këta, 71 janë zviceranë, 14 francezë, 11 italianë, 4 serbë, 1 boshnjak, 1 belg, 1 luksemburgas, 1 polak dhe 1 portugez ndërsa kombësia e 14 të plagosurve nuk është përcaktuar ende. 

“Procesi zyrtar i identifikimit po përparon me shpejtësi të plotë", - theksoi komandanti i Policisë së Valais, Frederic Giller. 50 nga të plagosurit do të transferohen në spitale në vendet evropiane të dielën.

I njëjti numër viktimash, "rreth 40 të vdekur", u përsërit edhe nga Presidenti i Këshillit të Shtetit, Matthias Reinhard, duke sqaruar se deri më tani nuk ka përditësime të reja. Ai vuri në dukje se flamujt janë ulur në gjysmë shtizë në të gjitha ambasadat zvicerane anembanë botës.

Prokurorja e Përgjithshme Beatrice Pilou tha se rreth 30 persona janë përfshirë aktivisht në procesin e hetimit. "Prioriteti ynë absolut mbetet identifikimi i viktimave, në mënyrë që familjet të mund të fillojnë procesin e zisë", tha ajo.

Lidhur me shkaqet e zjarrit vdekjeprurës, Pilou tha se "hetimi është duke vazhduar. Po shqyrtojmë hipoteza të ndryshme. Supozojmë se zjarri është shkaktuar nga fishekzjarrë të vendosur në shishe shampanje. Prej andej, zjarri është përhapur në tavan".

Dy menaxherët francezë të barit janë marrë tashmë në pyetje. Hetuesit po analizojnë edhe rinovimet që ishin kryer në bar. "Po shqyrtojmë gjithashtu materialet e përdorura", - theksoi ajo. Daljet e emergjencës, fikëset e zjarrit dhe kapaciteti i barit janë gjithashtu nën hetim. Ende nuk është e qartë nëse do të ngrihen akuza penale kundër dikujt. Ka të ngjarë të nisë një hetim për zjarrvënie të qëllimshme dhe vrasje të paqëllimshme. Drejtori i sigurisë së Valais, Stéphane Ganzer, tha se “Le Constellation” kishte një dalje emergjence, por shumica e njerëzve brenda vendit kishin vështirësi ta gjenin atë.

“Duket se shumica e njerëzve po përpiqeshin të dilnin nga dalja kryesore, por kjo hapësirë publike kishte edhe një dalje emergjence. Por, siç mund ta imagjinoni, kur ka një rast zjarri dhe krijon kaq shumë tym, është e pamundur të shikosh për të lëvizur. Kështu që shumica e njerëzve, siç mund ta imagjinoni, nuk ishin në gjendje të gjenin daljen e emergjencës", - shtoi ai. ©Përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI