Flash

Zbardhet vrasja misterioze në Shkodër, policia arreston katër persona

Lapsi.al 2 January 2026
Zbardhet vrasja misterioze në Shkodër, policia arreston katër

Policia e Shkodrës ka zbardhur vrasjen me lëndë eksplozive të shtetasit Hysni Ymeri, ngjarje kjo e ndodhur më 29 dhjetor në lagjen ‘Manush Alimani’. Si rezultat uniformat blu kanë identifikuar dhe vënë në pranga 4 shtetas, të dyshuar si autorë të kësaj vrasjeje. Më konkretisht u arrestuan shtetasit Gerti Bushati 27 vjeç, Ergys Ibrahimi 27 vjeç, Edison Hasaj 25 vjeç dhe Gjergji Zefi 24 vjeç.

Policia thotë se ndalimi i tyre u bë pasi ka dyshime të bazuara dhe të mbështetura në prova se këta persona, kundrejt pagesës, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 29 dhjetor, duke përdorur lëndë eksplozive (e dyshuar me telekomandim në distancë), kanë shpërthyer panelin elektrik të pallatit ku banonte shtetasi Hysni Ymeri.

Gjatë veprimeve procedurale, kontrolleve të vendeve dhe ambienteve, si dhe kontrolleve personale, janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provave materiale: 28 celularë, 1 automjet ‘Mercedes-Benz’, rrobat e veshura nga autori i dyshuar që ka vendosur lëndën eksplozive, municion luftarak, një sasi monetare në lekë dhe euro, një sasi lënde narkotike, një sasi lënde kokaine, 3 pajisje gjurmuese GPS, 2 kamera sigurie dhe 1 laptop.

Policia dyshon se në këtë ngjarje të rëndë kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë dhe thekson se po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre si dhe për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprat penale: ‘Vrasja me paramendim’, e kryer në bashkëpunim; ‘Shkatërrimi i pronës me eksploziv’; ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’; ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’, e kryer në bashkëpunim; si dhe ‘Prishja e qetësisë publike’.

Ditën e ngjarjes policia fillimisht njoftoi se shtetasi Ymeri kishte ndërruar jetë si pasoje e shpërthimit të panelit të matësve elektrike të pallatit. Por ky version i policisë u kundërshtua nga OSHEE, e cila përmes një reagimi për mediat mohoi që shpërthimi kishte ndodhur për shkak të kutisë së matësve në pallat, pasi sahati nuk shpërthen, por shkakton zjarr.

Dyshimet për një atentat të mundshëm u ngritën që kur ndodhi ngjarja dhe u konfirmuan këtë të premte nga Policia e Shkodrës. Viktima Hysni Ymeri jetonte në katin e katërt të këtij pallati. Shpërthimi ndodhi pasi Hysni Ymeri zbriti në katin e parë duke i shkaktuar plagë të shumta në trup të cilat shkaktuan edhe vdekjen e tij, disa minuta më pas në spitalin e Shkodrës.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI