Flash

Sulmet në Venezuelë/ Maduron dhe gruan i nxorën me dhunë nga dhoma e gjumit

Lapsi.al 3 January 2026
Sulmet në Venezuelë/ Maduron dhe gruan i nxorën me dhunë nga
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se SHBA-të kanë kryer "sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës" dhe "kapën udhëheqësin e saj, Presidentin Nicolas Maduro" dhe gruan e tij. Kishin krijuar “modelin e jetesës” së presidentit, si e kapën amerikanët Maduron

Sipas deklaratave të tij, Maduro ndodhej në një rezidencë të fortifikuar, të pajisur me dyer çeliku dhe një hapësirë sigurie të ndërtuar tërësisht me materiale rezistente, e menduar për t’i rezistuar ndërhyrjeve të dhunshme.

Trump: Maduro dhe gruaja e tij ndodhen në një anije për në New York

“Ishte më shumë një fortesë se sa një shtëpi. Kishte dyer çeliku dhe atë që quhet ‘safety space’, e rrethuar nga çelik solid nga të gjitha anët,” ka thënë Trump.

Sipas CNN, që citon dy burime të njohura me situatën, Maduro dhe bashkëshortja e tij u kapën në mes të natës, ndërsa ishin në gjumë, dhe u nxorën me forcë (zvarrë) nga dhoma e tyre e gjumit. Raporti i CNN përputhet pjesërisht me deklaratat e Trump, i cili më herët kishte përshkruar rezidencën ku ndodhej Maduro si një strukturë e fortifikuar, “më shumë fortesë se sa shtëpi”, e pajisur me dyer çeliku dhe një hapësirë sigurie të projektuar për situata ekstreme. “Ai po përpiqej të hynte në atë hapësirë sigurie, por u kap aq shpejt sa nuk ia doli,” ka deklaruar Trump, duke shtuar se forcat amerikane ishin të përgatitura edhe për të çarë çelikun, nëse do të ishte e nevojshme. Sipas të njëjtave burime, operacioni u krye nga Delta Force, njësia elitare e Ushtrisë Amerikane dhe u zhvillua pa asnjë viktimë apo të plagosur nga pala amerikane. Ja deklarata e parë e Trump nga Truth Social: "Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, Presidentit Nicolas Maduro, i cili, së bashku me gruan e tij, është kapur dhe është larguar me aeroplan nga vendi. Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e ligjit të SHBA-së. Detajet do të vijojnë më poshtë. Do të ketë një konferencë për shtyp sot në orën 11:00 të paradites, në Mar-a-Lago. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje! Presidenti DONALD J. TRUMP." Burime zyrtare në SHBA i thanë CBS se Presidenti venezuelian Nicolás Maduro u kap nga Forcat Delta të ushtrisë amerikane. Delta Force është njësia kryesore kundër terrorizmit e ushtrisë amerikane.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI