Flash

Donald Trump fton kryeministren e Japonisë për vizitë në Uashington

Lapsi.al 3 January 2026
Donald Trump fton kryeministren e Japonisë për vizitë në

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ftuar të premten kryeministren japonez Sanae Takaichi të vizitojë Uashingtonin, gjë që pritet të ndodhë në pranverë. Gjatë telefonatës së tyre 25-minutëshe, të dy udhëheqësit shprehën dëshirën e tyre për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh, veçanërisht në fushat ekonomike dhe të sigurisë.

Përveç kësaj, ata shkëmbyen pikëpamje mbi rajonin Indo-Paqësor dhe riafirmuan bashkëpunimin e ngushtë midis Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara në mjedisin aktual ndërkombëtar. Ftesa njoftohet ndërsa Donald Trump planifikon të vizitojë Kinën në prill, në sfondin e mosmarrëveshjes diplomatike të vazhdueshme midis Tokios dhe Pekinit gjatë dy muajve të fundit.

Marrëdhëniet midis dy ekonomive më të mëdha të Azisë janë përkeqësuar që kur kryeministri japonez, i cili u zgjodh në tetor, sugjeroi në fillim të nëntorit se Tokio do të ndërhynte ushtarakisht nëse Tajvani, një ishull që Kina e konsideron provincë të vetën, sulmohej.

Wall Street Journal raportoi se gjatë telefonatës së tyre të mëparshme në nëntor, Trump e kishte këshilluar Takaichi-n të mos e provokonte Kinën për çështjen e sovranitetit të Tajvanit. Të hënën dhe të martën, Kina vendosi dhjetëra avionë ushtarakë dhe anije luftarake dhe zhvilloi ushtrime në shkallë të gjerë, skenari i të cilave përfshinte bllokimin e porteve të Tajvanit.

Tokio tha të mërkurën se ushtrimet kishin rritur tensionet në rajon dhe tha se i kishte shprehur shqetësimet e saj Pekinit. Uashingtoni, nga ana e tij, i bëri thirrje qeverisë kineze të ndalojë presionin e saj ushtarak mbi Tajvanin dhe e akuzoi atë për përshkallëzim të padobishëm të tensioneve në rajon.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI