Flash

Sulmi i SHBA-së, Venezuela kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB

Lapsi.al 3 January 2026
Sulmi i SHBA-së, Venezuela kërkon mbledhje urgjente të

Përfaqësia e përhershme e Venezuelës në OKB ka kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, duke dënuar sulmin e armatosur të ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara.

Ambasadori Samuel Moncada i ka dërguar një njoftim zyrtar Presidentit të Këshillit, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme pas ngjarjeve.

Sipas dokumentit, në orët e para të mëngjesit të 3 janarit 2026, forcat ushtarake amerikane kryen bombardime të njëanshme, duke goditur objektiva politike dhe ushtarake në kryeqytetin Caracas, si dhe në shtetet Miranda, Aragua dhe La Guaira.

Venezuala thekson se veprimet e SHBA-së përbëjnë shkelje të drejtpërdrejtë të nenit 2, paragrafi 4, të Kartës së Kombeve të Bashkuara.

“Ky përdorim i dhunës minon integritetin territorial dhe pavarësinë politike të një vendi që gjendej në paqe,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas dokumentit, sulmi konsiderohet një akt agresioni i qëllimshëm, i njohur publikisht nga qeveria e Trump. Autoritetet venezueliane e përshkruan ngjarjen si një sulm të paprecedent në mbi dy shekuj, krahasues vetëm me bllokadën detare të vitit 1902.

Qeveria e Venezuelës e konsideron ndërhyrjen si tentativë për të imponuar një qeveri marionetë, që synon shfrytëzimin e burimeve natyrore, përfshirë rezervat më të mëdha të naftës në botë. Si përgjigje, Venezuela e ka aktivizuar Nenin 51 të Kartës së OKB-së, duke rezervuar të drejtën për vetëmbrojtje.

Në njoftim drejtuar Abukar Dahir Osman, përfaqësia kërkon mbledhje urgjente për të diskutuar veprimet agresive dhe për të kërkuar që SHBA të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera.

Diplomacia venezueliane ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit të ndërmjetësojë për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve. Ambasadori Moncada theksoi: “Forca e popullit të Venezuelës do të mbizotërojë mbi këtë sulm të poshtëruar që kërcënon sigurinë rajonale dhe ndërkombëtare.”

Dokumenti u dërgua gjithashtu Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, me kërkesën për shpërndarje zyrtare tek të gjitha shtetet anëtare.

Venezuela konfirmoi angazhimin e saj për paqe, duke kërkuar respekt të plotë për sovranitetin kundër asaj që e konsideron një “luftë koloniale”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI