Flash

Dove Cameron konfirmon fejesën me Damiano David

Lapsi.al 4 January 2026
Dove Cameron konfirmon fejesën me Damiano David

Dove Cameron dhe Damiano David po përgatiten për martesë. Dy muzikantët e njohur kanë konfirmuar fejesën përmes një postimi në Instagram të shtunën, më 3 janar.

“Pjesa ime e preferuar e të qenit gjallë.  Gëzuar Vitin e Ri,” shkroi Cameron duke ndarë disa foto nga një festë, ku aktorja dhe këngëtarja shfaq unazën e fejesës pranë frontmenit të Måneskin, Damiano David, 26 vjeç.

Zërat për fejesë kishin nisur që në tetor, kur çifti u fotografua në Sydney, Australi, me veshje të zeza të njëjta dhe Cameron me një unazë që binte në sy në gishtin e fejesës.

Cameron dhe David janë bashkë prej vitit 2023 dhe e kanë bërë paraqitjen e tyre të parë zyrtare në tapetin e kuq në shkurt 2024, gjatë galasë tradicionale të Clive Davis para Grammy.

Në tetor të vitit të kaluar, Cameron festoi përvjetorin e lidhjes së tyre, duke e quajtur atë “dy vitet më të bukura të jetës sime”.

Në një intervistë për PEOPLE, Cameron ka folur hapur për vendimin për ta bërë publike lidhjen, duke pranuar se ka pasur gjithmonë ankth për jetën private nën vëmendjen e mediave.

Ndërsa Damiano David është shprehur se marrëdhënia me Cameron i sjell qetësi dhe frymëzim, sidomos për faktin se të dy ndajnë të njëjtin pasion për muzikën.

Lajmi për fejesën e tyre ka ngjallur reagime të shumta pozitive nga fansat në rrjetet sociale, të cilët presin me padurim detaje të tjera rreth dasmës së çiftit.

 

Të këshilluara

Will Smith paditet për ngacmim seksual

Will Smith është paditur për ngacmim seksual, sipas një padie të depozituar në Los Angeles pak para Vitit të Ri, raportojnë dokumente gjyqësore të siguruara nga...

14:43

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI