Flash

Si reaguan liderët botërorë pas arrestimit të Maduros me urdhër të Trump

Lapsi.al 4 January 2026
Si reaguan liderët botërorë pas arrestimit të Maduros me

Shtetet e Bashkuara kryen sulme ajrore në Venezuelë në orët e hershme të së shtunës, duke e arrestuar më pas udhëheqësin e saj, presidentin Nicolas Maduro.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Maduron se drejton një “narko-shtet” dhe se ka manipuluar procesin zgjedhor.

Më poshtë mund t’i lexoni reagimet ndaj sulmeve të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë.

Ministri i Jashtëm i Francës

“Operacioni ushtarak që çoi në kapjen e Nicolas Maduro shkel parimin e mos-përdorimit të forcës, mbi të cilin mbështetet e drejta ndërkombëtare", shkroi në X ministri i Jashtëm Jean-Noel Barrot

"Franca rithekson se asnjë zgjidhje politike e qëndrueshme nuk mund të imponohet nga jashtë dhe se vetëm popujt sovranë vetë mund të vendosin për të ardhmen e tyre”.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas

“Kam folur me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe me ambasadorin tonë në Karakas. BE-ja po e vëzhgon nga afër situatën në Venezuelë”, shkroi Kallas në X.

“BE-ja ka deklaruar vazhdimisht se Maduros i mungon legjitimiteti dhe blloku e ka mbështetur një tranzicion paqësor. Në çdo rrethanë, parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Karta e OKB-së duhet të respektohen. Ne bëjmë thirrje për përmbajtje”.

Ministria e Jashtme e Spanjës

“Spanja bën thirrje për shtensionim dhe qetësim, si dhe që çdo veprim të ndërmerret gjithmonë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e Kartës së OKB-së”.

“Në këtë drejtim, Spanja është e gatshme të ofrojë shërbimet e saj të mira për të arritur një zgjidhje paqësore dhe të negociuar të krizës së tanishme”.

Ministria e Jashtme e Kinës

"Kina është thellësisht e tronditur dhe dënon fuqishëm përdorimin e forcës nga SHBA-ja kundër një vendi sovran dhe përdorimin e forcës kundër presidentit të një vendi”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë.

“Kina kundërshton me vendosmëri një sjellje të tillë hegjemoniste nga SHBA, e cila shkel rëndë të drejtën ndërkombëtare, cenon sovranitetin e Venezuelës dhe kërcënon paqen dhe sigurinë në Amerikën Latine dhe Karaibe. Ne i bëjmë thirrje SHBA-së ta respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së dhe të ndalojë shkeljen e sovranitetit dhe sigurisë së vendeve të tjera”.

Presidenti i Kilit, Gabriel Boric

“Si Qeveri e Kilit, ne shprehim shqetësimin tonë dhe i dënojmë veprimet ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Venezuelë dhe bëjmë thirrje për një zgjidhje paqësore të krizës së rëndë që po prek vendin”, tha Boric.

“Kili riafirmon angazhimin e tij ndaj parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare, si ndalimi i përdorimit të forcës, mosndërhyrja, zgjidhja paqësore e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare dhe integriteti territorial i shteteve”.

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro

“Qeveria e Republikës së Kolumbisë i sheh me shqetësim të thellë raportimet për shpërthime dhe aktivitet të pazakonta ajror në orët e fundit në Republikën Bolivariane të Venezuelës, si dhe përshkallëzimin e tensioneve në rajon”, shkroi Petro në X.

“Kolumbia riafirmon angazhimin e saj të pakushtëzuar ndaj parimeve të mishëruara në Kartën e OKB-së, në veçanti respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të shteteve, ndalimin e përdorimit ose kërcënimit me përdorimin e forcës dhe zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve ndërkombëtare. Në këtë drejtim, Qeveria kolumbiane refuzon çdo veprim ushtarak të njëanshëm që mund ta përkeqësojë situatën ose ta vërë popullsinë civile në rrezik”.

Ministria e Jashtme e Rusisë

“Këtë mëngjes, Shtetet e Bashkuara kryen një akt agresioni të armatosur kundër Venezuelës. Kjo është thellësisht shqetësuese dhe e dënueshme”, tha ajo.

“Pretekstet e përdorura për të justifikuar veprime të tilla janë të pabazuara. Armiqësia ideologjike ka mbizotëruar mbi pragmatizmin e biznesit dhe gatishmërinë për të ndërtuar marrëdhënie të bazuara në besim dhe parashikueshmëri”.

“Në situatën aktuale, është e rëndësishme, para së gjithash, të parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm dhe të përqendrohemi në gjetjen e një rrugëdaljeje nga situata përmes dialogut”.

“Ne mbështesim deklaratën e autoriteteve venezuelase dhe të udhëheqësve të vendeve të Amerikës Latine që bëjnë thirrje për një mbledhje të menjëhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei

“Ajo që ka rëndësi është se kur një person e kupton se armiku po përpiqet në mënyrë arrogante të imponojë diçka mbi vendin, mbi zyrtarët, mbi qeverinë dhe mbi kombin, duhet të qëndrojë fort kundër armikut dhe t’i bëjë qëndresë. Ne nuk do t’i dorëzohemi armikut”, tha Khamenei.

“Duke u mbështetur te Zoti i Plotfuqishëm, duke i besuar Zotit dhe me besim në mbështetjen e popullit, me vullnetin e Zotit dhe me hirin hyjnor, ne do ta gjunjëzojmë armikun”.

Kreu i Partisë Reform UK në Britani, Nigel Farage

“Veprimet amerikane në Venezuelë gjatë natës janë jokonvencionale dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare – por nëse i bëjnë Kinën dhe Rusinë të mendojnë dy herë, mund të jenë diçka e mirë”, tha Farage.

“Shpresoj që populli venezuelas tani të mund të hapë një faqe të re pa Maduron”.

Ministri i Punëve të Jashtme i Belgjikës, Maxime Prevot

“Siguria e qytetarëve tanë është prioriteti kryesor. Ambasada jonë në Bogota, e cila mbulon Venezuelën, dhe shërbimet tona në Bruksel janë plotësisht të angazhuara. Situata po monitorohet nga afër, në koordinim me partnerët tanë evropianë”./Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

Plagoset me thikë i riu në Gjirokastër

Një sherr mes të rinjve ka ndodhur në Gjirokastër. Mësohet se në pranga ka rënë një 19-vjeçar pasi gjatë konfliktit për motive të dobëta ka goditur më thikë 24-...

11:10

Aksidenti, humb jetën shqiptari në Greqi

Një 42-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e Ditës së Vitit të Ri në Greqi. Ngjarja u regjistrua rreth orës...

14:56

Merr flakë një shtëpi në Elbasan

Një shtëpi private u përfshi nga flakët rreth orës 13:40 të kësaj të shtune në lagjen “Aqif Pasha”, në qendër të qytetit të Elbasanit. Flakët me përmasa të m...

14:43

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI