Flash

1500 euro për “vr*sjen” me tritol në Shkodër/ Gjykata lë në BURG 4 të arrestuarit

Lapsi.al 5 January 2026
1500 euro për “vr*sjen” me tritol në Shkodër/ Gjykata

Gert Bushati është lënë me masën “arrest me burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, i dyshuar në vrasjen e Hysni Ymerit. Bushati ka pranuar se është personi që ka vendosur sasinë e eksplozivit me datë 27 dhjetor në panelin e matësve elektrik e cila shpërtheu dy ditë më pas duke i marrë jetën 67-vjeçarit. Në deklaratën e tij në polici autori i dyshuar Bushati ka thënë se tre shtetasit e tjerë të arrestuar Edison Hasaj, Gjergj Zefi dhe Ergys Ibrahimi janë personat që e kanë kontaktuar për të vendosur sasinë e tritolit.

Ndërkohë gjykata dha “Arrest me burg” edhe për Gjergj Zefi, Ergys Ibrahimi, Edison Hasaj, të dyshuar si pjesëmarrës në vrasjen e Hysni Ymerit me tritol. Këta tre shtetas nuk e kanë pranuar në polici ngjarjen ndërsa në gjykatë nuk kanë folur duke u përfaqësuar nga avokatët. Ata janë shprehur se nuk kanë asnjë lidhje me tritolin dhe kanë mohuar se mund të jenë ata porositësit e Gert Bushatit.

Pavarësisht kësaj policia ka sekuestruar telefona dhe ka përgjime si dhe një sërë provash të tjera që mund të implikojnë edhe këta tre persona. Personi që vendosi tritolin, Gert Bushati ka deklaruar se nuk ka patur dijeni se sasinë e eksplozivit do ta vendoste për të vrarë ndonjë person. Ai është shprehur se i është thënë nga porositësit se do të jetë vetëm për të trembur dikë dhe jo për të vrarë. “Kur kam mësuar se ka vdekur shtetasi Hysni Ymeri jam tmerruar. Nuk kam patur dijeni për vrasje vetëm për të trembur dikë. Shtetasit Gjergj Zefi, Edison Hasaj dhe Ergys Ibrahimi më kanë kontaktuar për këtë punë dhe e kam pranuar. Tritolin e kam vënë me datë 27 dhjetor, por pa e ditur se bëhej fjalë për vrasje”. Gert Bushati ka deklaruar gjithashtu se nuk e ka idenë cila është arsyeja e vendosjes së tritolit dhe se roli i tij ka qenë vetëm për ta vendosur duke mos patur më shumë informacion rreth kësaj çështje. Sipas burimeve hetimore disa kohë më përpara sasia e eksplozivit është vënë edhe një herë tjetër por herën e parë nuk ka shpërthyer. Në këto kushte Gert Bushati e ka vendosur herën e dytë me 27 dhjetor dhe pas dy ditësh eksplozivi shpërtheu duke vrarë shtetasin Hysni Ymeri. Fillimisht është zhvilluar seanca për shtetasit Ergys Ibrahimi, Gjergj Zefi dhe Edison Hasaj. Ndërkohë për Gert Bushatin që ka pranuar autorësinë e vendosjes së eksplozivit, masa e sigurisë u zhvillua veçmas.

Përsa kohë tre shtetasit e tjerë të dyshuar nuk e kanë pranuar dhe nuk kanë dhënë asnjë detaj, ende mbetet e paqartë cila është arsyeja e vrasjes së Hysni Ymerit. Ndaj 4 të arrestuarve të dyshuar, rëndojnë akuzat “vrasje me paramendime e kryer në bashkëpunim”, “shkatërrim i pronës me eksploziv”, “mbajta pa leje dhe prodhimi i armeve shpërthyese dhe i municionit”. Gjithashtu ndaj tyre rëndojnë akuzat për “prodhim dhe shitje e narkotikëve në bashkëpunim” si dhe “prishje e qetësisë publike”.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI