Flash

Mickey Rourke po e dëbojnë nga shtëpia, mijëra dollarë qira pa paguar

Lapsi.al 5 January 2026
Mickey Rourke po e dëbojnë nga shtëpia, mijëra dollarë

Mickey Rourke ndodhet në vështirësi serioze financiare dhe po i drejtohet platformës GoFundMe për ta ndihmuar të qëndrojë në banesën ku jeton, pasi raportohet se ka një vonesë prej 59.100 dollarësh në pagesat e qirasë.

Siç është raportuar më herët, Rourke mori më 18 dhjetor një njoftim tre ditor për të paguar detyrimin ose për t’u larguar nga prona e marrë me qira në Los Anxhelos, por sipas dokumenteve gjyqësore, ai nuk arriti të përmbushë kërkesën.

Tani, aktori 73 vjeçar dhe ish mundësi i ka dhënë leje mikeshës së tij, Liya Joelle Jones, të hapë një fushatë GoFundMe me synimin për të mbledhur 100.000 dollarë, në mënyrë që të shmangë dëbimin nga banesa.

Në përshkrimin e fushatës thuhet: “Jeta nuk ecën gjithmonë në vijë të drejtë dhe, pavarësisht gjithçkaje që Mickey ka dhënë përmes punës dhe jetës së tij, ai po përballet tani me një moment të vështirë financiar që ka vënë në rrezik strehimin e tij.”

Më tej shtohet: “Qëllimi është t’i japim Mickeyt pak stabilitet dhe qetësi mendore gjatë një periudhe stresuese, në mënyrë që ai të mund të qëndrojë në shtëpinë e tij dhe të ketë hapësirën e nevojshme për t’u rimëkëmbur. Çdo donacion, pavarësisht madhësisë, bën një ndryshim real. Nëse nuk keni mundësi të kontribuoni, shpërndarja e kësaj faqeje është gjithashtu një ndihmë e madhe. Ju faleminderit shumë për mirësinë dhe mbështetjen.”

Javën e kaluar u publikuan edhe foto të Rourke me kokë të rruar, shumë larg imazhit të burrit të pashëm të viteve ’80. Ai dukej i zbehtë dhe i dobët, teksa u fotografua duke blerë ushqime pranë banesës së tij në Los Anxhelos.

Në momentin e publikimit të lajmit, fushata GoFundMe kishte mbledhur tashmë afro 24.000 dollarë, rreth 24 për qind të shumës së synuar.

Të këshilluara

Will Smith paditet për ngacmim seksual

Will Smith është paditur për ngacmim seksual, sipas një padie të depozituar në Los Angeles pak para Vitit të Ri, raportojnë dokumente gjyqësore të siguruara nga...

14:43

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI