Flash

Përplasja me armë zjarri mes dy grupeve në Podujevë, dy të plagosur

Lapsi.al 5 January 2026
Përplasja me armë zjarri mes dy grupeve në Podujevë, dy

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me sherrin e ndodhur në Podujevë, ku u raportua edhe për të shtëna me armë zjarri.

Në njoftimin e policisë, sqarohet se gjatë përplasjes mes dy grupeve, një person ka qëlluar me armë zjarri, duke lënë të plagosur dy persona. Ngjarja ndodhi pranë një vend parkimi të një lokali, në rrugën “Zahir Pajaziri”. Tre nga personat e përshirë në ngjarje janë arrestuar nga policia, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI