Flash

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave zbeh vlerën e të ardhurave

Lapsi.al 5 January 2026
Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave zbeh vlerën e të

Rritja e çmimeve të ushqimeve dhe qirave po zbeh vlerën reale të të ardhurave, sidomos nga pagat. Të dhënat e INSTAT treguan se në tremujorin e tretë paga reale mesatare bruto ishte 69,630 lekë ose 16,4 për qind më e ulët se paga mesatare nominale prej 83,300 lekësh në të njëjtën periudhe.

Paga reale për shkak te efekteve inflacionit është 140 euro më ulët se paga nominale në qershor-shtator 2025. Paga reale mesatare mujore bruto është indeksuar me inflacionin (2020=100) nga INSTAT. Kjo do të thotë se me rreth 83 mijë lekë, një shqiptar blen sot të njëjtat mallra që në vitin 2020 i blinte me rreth 70 mijë lekë.

Paga nominale mesatare mujore bruto në Shqipëri nga viti 2014 në 2025 është rritur ndjeshëm, po nuk është shoqëruar në të njëjtën masë me përmirësim të fuqisë reale blerëse te të punësuarve, përkundrazi.

Pagat nominale dhe ajo reale kishin diferenca të balancuara para pandemisë, por më pas hendeku erdhi në zgjerim nga rritja e çmimeve, sidomos në qira dhe ushqime.

Paga nominale u rrit ndjeshëm, nga rreth 60 mijë lekë në vitin 2022 në mbi 83 mijë lekë në vitin 2024 dhe fillim 2025. Megjithatë, paga reale rritet shumë më ngadalë dhe në disa tremujorë madje shënon rënie krahasuar me ritmin e pagës nominale. Raporti i pagës reale ndaj pagës nominale bie në mënyrë të vazhdueshme, duke zbritur nga rreth 94% në fillim të vitit 2022 në rreth 83–83% në vitet 2024–2025. Kjo tregon se një pjesë gjithnjë e më e madhe e rritjes së pagave po gërryhet nga inflacioni.

Ndonëse punonjësit marrin paga nominalisht shumë më të larta sot krahasuar me një dekadë më parë, por fuqia reale blerëse e këtyre pagave është përkeqësuar ndjeshëm në vitet e fundit. Pagat më larta nuk kanë arritur të kompensojë rritjen e çmimeve, duke bërë që përfitimi real për të punësuarit të jetë më i ulët sesa sugjeron rritja nominale e të ardhurave.

Diferenca ndërmjet pagës reale dhe asaj nominale po thellohet për shkak se rritja e tyre nuk erdhi nga produktiviteti në ekonomi, por nga presionet e fuqisë punëtore. Rritja e pagave me vendime e stimuloi edhe me shume rritjen e çmimeve duke e ulur në vërtetë vlerën reale të pagave./ Monitor

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI