Flash

Berisha paraqitet në SPAK, kreu i PD-së pritet nga mbështetësit para Prokurorisë

Lapsi.al 5 January 2026
Berisha paraqitet në SPAK, kreu i PD-së pritet nga

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot në SPAK, ku do të paraqitet në GJKKO sa i takon masës së dhënë nga gjykata për ‘detyrim paraqitje’.  Berisha është pritur nga mbështetës të tij dhe deputetë, me ovacione. Kujtojmë se ndaj tij është caktuar masa ‘detyrim paraqitje’ për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi pas daljes nga ambientet e SPAK se kryeministri Edi Rama do të ketë fatin e Nicola Maduros.

Duke e cilësuar kryeministrin si “Ramaduro”, Berisha u shpreh se Rama vetë ka pranuar se është fajtor, por sipas tij është justifikuar me faktin se Shqipëria nuk ka burime nafte si Venezuela dhe kartelet e saj janë më të vogla se ato të vendit latin.

Berisha theksoi se fati i Ramës do jetë i njëjtë si i Maduros, duke shtuar se do të jetë populli shqiptar që do ia japë atë dhe jo forcat Delta të SHBA-ve.

"Sipas Ramës, problemi është se Shqipëria nuk ka naftë, paçka se thoshte që Shpiragu noton mbi naftë, e harroi këtë ky, thotë se kartelet në Shqipëri janë më të vogla se në Venezuelë. Të gjitha këto dëshmojnë se Edi Rama pranon vetë fajësinë, pranon se është Ramaduro i Europës dhe pranon se ka vetëm një fat dhe ky është fati i Maduros. Këtë natyrisht do ja japin Delta apo populli, unë them se ja jep populli shqiptar. Për dijeni, MC Gonigal-i ishte aty, po dëshmonte, është hapur dosja e tij”, u shpreh ai.

Të këshilluara

Këmbimi valutor 5 janar

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.8 lekë. Ndërkohë monedha europiane euro do blihe...

08:09

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI