Flash

Shtyhet seanca ndaj Erion Veliajt, shqyrtimi paraprak më 19 janar

Lapsi.al 5 January 2026
Shtyhet seanca ndaj Erion Veliajt, shqyrtimi paraprak më 19 janar

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për datën 19 janar seancën e radhës të shqyrtimit paraprak ndaj Erion Veliajt dhe të bashkëpandehurve të tij. Sipas burimeve zyrtare, shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës, mes tyre edhe avokatja kryesore e caktuar për mbrojtjen e Veliajt. Përmes një emaili, avokatja ka kërkuar shtyrjen e seancës, duke argumentuar se ndodhej jashtë vendit.

Në seancën e sotme nuk ka qenë i pranishëm as Erion Veliaj. Seanca e ardhshme pritet të zhvillohet më 19 janar, ku Gjykata e Posaçme do të vijojë me shqyrtimin paraprak të çështjes.

Të këshilluara

Këmbimi valutor 5 janar

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.8 lekë. Ndërkohë monedha europiane euro do blihe...

08:09

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI