Flash

Vuçiç: Nuk jam naiv si Millosheviçi!

Lapsi.al 5 January 2026
Vuçiç: Nuk jam naiv si Millosheviçi!

"Ne duam Republikën Srpska dhe nuk turpërohemi ta themi". Kshtu tha presidenti serb Aleksandër Vuçiç, një ditë pasi dënoi sulmin amerikan në Venezuelë si rënie të rëndit ndërkombëtar.

“Në përputhje me të gjitha marrëveshjet, përfshirë Marrëveshjen e Dejtonit, ne do ta ruajmë gjuhën tonë, shkrimin serb dhe të gjitha lidhjet e tjera”, tha Vuçiç gjatë inaugurimit të një spitali në Trebinje të Republikës Serbska ne Bosnje dhe Hercegovinë.

Vuçiç tha se një fushatë kundër Serbisë po zhvillohet jo vetëm në Prishtinë, por edhe Zagreb dhe Podgoricë.

“Unë nuk jam Slobodan Millosheviç. Nuk jam as budalla dhe as naiv t’ju besoj”, tha ai në lidhje me përpjekjet për ta rrëzuar nga pushteti.

Ai ngriti pyetjen se çfarë do të thoshin shumë njerëz nëse SHBA merrnin Groenlandën dhe çfarë do të ndodhte me Kosovën.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI