Flash

Lubonja: Rama duhet të japë dorëheqjen pas skandaleve, por edhe Berisha...

Lapsi.al 6 January 2026
Lubonja: Rama duhet të japë dorëheqjen pas skandaleve, por edhe

Analisti Fatos Lubonja thotë se me qeverinë “Rama” kanë ndodhur shumë skandale, ndërsa shtoi se në një vend normal kryeministri duhej të kishte dhënë dorëheqje apo të arrestohej. I ftuar në programin e drekës në News24, Lubonja "skanoi" dhe problematikat nga të cilat vuan opozita.

“Opozita po krijon një tezë për atë që “vendi është në një krizë të rëndë dhe se ne duhet të marrim pushtetin”. Skandalet janë të mëdha. Në një vend normal Rama do të duhej të kishte dhënë dorëheqje, ose të ishte i arrestuar. Ne nuk jemi normalë. Berisha ka disa probleme.

Opozita është mirë kur denoncon. Ka guxim dhe denoncon, por sa i përket anëve të tjerë ka shumë të meta. Negative është ajo shpresa e utopisë se “Rama do të arrestohet. Është ne prag të shkatërrimit si Maduro”. Nuk janë të besueshme. Berisha në deklaratën e fundit që bëri tha: "Të bashkohemi të gjithë". Por është Berisha pengesa kryesore e bashkimit të PD”, - tha ai.

Lubonja ka komentuar zhvillimet gjeopolitike, siç ishte dhe arrestimi i Maduros, por u ndal dhe te situata në vendin tonë. Ai analizoi zhvillimet nga optika e tij e mendimit, ndërsa theksoi se pretendimet e opozitës se kjo gjë mund të ndodhë dhe në Shqipëri, janë miopi.

“Është situatë e ndërlikuar. Është miopi nga ana e opozitës tonë që shikonte te ky aksion një shpresë se këtu do të ndodhë dhe me narko-shtetin në Shqipëri. Duke e konsideruar Ramën-Ramaduro. Duhet ta shohim përtej interesit tonë se cili është qëllimi.

Më shumë se sa lufta për narko-terrorizëm, nuk është kjo që e ka shtyrë Trump-in, por janë çështje që lidhen me influencat ekonomike, si nafta. Flitet dhe për rënie të petrodollarit. Edhe Trump e bëri të qartë që bëhet fjalë për një marrje të industrisë së naftës në duart e amerikanëve. Të tjerat janë ‘veshje’. Diçka doli e qartë se kush do ta zëvendësojë Maduron? Pse e skartoi Maccaton që ishte opozita?

Por ça interesi ka Amerika që të rrëzojë Ramën? Duhet të ketë interesa përtej politikës. Ai që është më i forti krijon një kauzë pa përfillur të drejtën ndërkombëtare! Nëse kjo bëhet rrugë e marrëdhënieve ndërkombëtare, ne duke qenë një vend i dobët, s’duhet të ankohemi fare se Serbia sulmon Kosovën.

Pse? Sepse është forca e më të fortit. Por ne duhet t’i mëshojmë të drejtës ndërkombëtare. Vetëm 1/3 e amerikanëve e mbështesin këtë gjë! Me cilët amerikanë jemi ne? Me ata apo me Trump? Ndaj duhet të jemi të qartë. Pragmatizmi është treguar dhe nga Europa”, - tha ai. /BalkanWeb

Të këshilluara

Rruga Laç-Milot bllokohet pas përmbytjeve

Më shumë se dy orë është bllokuar rruga Laç–Milot, si pasojë e përmbytjes së segmentit rrugor nga uji. Shkak për këtë situatë është mosfunksionimi i kanaleve ku...

16:37

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI