Flash

Osimhen sherr me Lookman, pastaj kërkon zëvendësim: “Është lojë skuadre”

Lapsi.al 6 January 2026
Osimhen sherr me Lookman, pastaj kërkon zëvendësim:
Nigeria është në çerekfinalet e Kupës së Afrikës. Rrugëtim i përsosur. Mozambiku u shkatërrua në 1/8, i mundur 4-0. Osimhen dhe Lookman protagonistë të mëdhenj, me gola dhe asistime. Por fitorja, golat dhe asistet nuk mjaftuan për të ruajtur qetësinë dhe harmoninë. Dy lojtarët patën një debat të ashpër në fushë gjatë ndeshjes. Fjalë të rënda u shkëmbyen mes tyre. Osimhen qortoi futbollistin e Atalantës, i cili iu përgjigj me të njëjtin ton. Pak më vonë, ish-lojtari i Napolit kërkoi zëvendësimin dhe u largua nga fusha.

Nigeri–Mozambik dhe përplasja mes Osimhen dhe Lookman

Në Fes të Marokut, Nigeria fitoi 4-0 ndaj Mozambikut dhe u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Afrikës: dopietë për Osimhen, gol dhe dy asistime për Lookman, poker i Adams. Gjithçka e lehtë në fushë, por gjatë ndeshjes, të dominuar nga fillimi në fund, ndodhi diçka shumë e pakëndshme dhe e diskutueshme. Kur Nigeria ishte tashmë në avantazh prej tre golash, Osimhen dhe Lookman u përfshinë në një debat të ashpër. I pari iu drejtua ashpër të dytit për diçka që nuk i pëlqeu. Sulmuesi i Galatasarayt, duke treguar me gisht, i tha: “It’s a team game”, që do të thotë: “Është lojë skuadre”.

Osimhen pas debatit kërkon menjëherë zëvendësimin

I nervozuar për atë që ndodhi, sulmuesi i lindur në vitin 1998 u kthye nga trajneri i Super Eagles, Eric Chelle, dhe kërkoi zëvendësim. Pesë minuta më pas u zëvendësua. Mbetet për t’u parë nëse kanë bërë paqe tashmë në dhomat e zhveshjes. E sigurt është se, për të mirën e Nigerisë, Osimhen dhe Lookman duhet të gjejnë harmoninë për të vazhduar rrugëtimin në mënyrën më të mirë: deri tani të dy kanë shënuar nga 3 gola në katër ndeshje, ndërsa sulmuesi i Atalantës ka dhënë edhe katër asistime vendimtare. Të shtunën Nigeria do të përballet në çerekfinale me Algjerinë ose Kongon.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI