Flash

Parashikimi i motit për këtë të martë

Lapsi.al 6 January 2026
Parashikimi i motit për këtë të martë

Shqipëria pritet të përfshihet nga mot i paqëndrueshëm, me reshje të shumta shiu në pjesën më të madhe të territorit. Zonat perëndimore dhe qendrore parashikohen më të prekura. Në veri dhe në zonat malore priten reshje intensive bore.

Temperaturat do të jenë tipike dimërore, me rënie të ndjeshme gjatë orëve të mëngjesit dhe mbrëmjes. Në zonat malore vlerat minimale do të zbresin nën zero. Era do të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht nga veriu dhe verilindja, duke sjellë përkeqësim të kushteve atmosferike. Reshjet intensive mund të shkaktojnë probleme në qarkullim dhe rrezik për përmbytje lokale.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI