Flash

PS refuzon Këshillin e Mandateve, Bardhi: Do çojmë Peleshin në SPAK!

Lapsi.al 6 January 2026
PS refuzon Këshillin e Mandateve, Bardhi: Do çojmë Peleshin

Ka dështuar për herë të katërt mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, e kërkuar nga anëtarët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku duhej të shqyrtohej kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për lejimin e arrestimit të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Mbledhja ishte njoftuar për orën 11:00, por nuk u zhvillua për shkak të mungesës së deputetëve socialistë në Këshill. Grupi parlamentar i PD i është drejtuar me shkresë kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, për thirrjen e mbledhjes, por sipas opozitës, nga ky i fundit nuk ka pasur asnjë reagim. Kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi tha se do të çojë në SPAK Niko Peleshin që me refuzimin për mbledhjen e Këshillit të Mandateve ka shkelur ligjin.

Ky është rasti i katërt radhazi që përpjekja e opozitës për të mbledhur Këshillin e Mandateve dështon, pasi edhe në tre njoftimet e mëparshme deputetët e mazhorancës nuk janë paraqitur, duke bllokuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK.

Pas mbledhjes së deputetëve të opozitës, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën për zvarritje të qëllimshme të procesit dhe për fshehje nga drejtësia. Ai theksoi se kanë kaluar tashmë tre javë nga kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin e Ballukut, pa asnjë vendimmarrje institucionale.

“Edhe sot me përgjegjshmëri të plotë 5 anëtarët e opozitës në Këshill kërkuan mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të vijuar shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit për Ballukun. Kërkesa ishte e bazuar në Rregulloren e Kuvendit. Sot mbushen plot tre javë nga kërkesa e SPAK për krijimin e arrestimit të krahut të djathtë të Ramës, dhe tre javë që kur Peleshi dhe anëtarët socialistë në Këshill fshihen siç fshihen ata që kanë shkelur ligjin. Ky është një rast i pa precedent kur Këshilli merr kaq kohë për shqyrtimin e një kërkesë të ngutshme të SPAK, qoftë para apo pas reformës në drejtësi”, deklaroi Bardhi.

Kreu i grupit parlamentar të PD theksoi gjithashtu se afati trejavor i kërkuar nga Belinda Balluku për t’u njohur me aktet dhe provat hetimore ishte vetëm një justifikim për të fituar kohë, pasi sipas tij, as vetë Balluku dhe as përfaqësuesit e saj ligjorë nuk kanë tërhequr dosjen.

“Afati prej tre javësh është një alibi për t’iu fshehur drejtësisë jo kohë e nevojshme për të përgatitur mbrojtjen pasi mbrojtësit e Ballukut nuk kanë denjuar as të tërheqin materialet hetimore. Nuk i ka tërhequr edhe vetë e pandehura që kërkon kohë të përgatitej. Edhe afati tre javë që Balluku të hante Vitin e Ri në shtëpinë e saj e jo në burgun e Pojës, skadoi. Peleshi duhet të sqaroi pse nuk kërkon mbledhjen e Këshillit”, tha Bardhi.

Opozita e cilëson vonesën në mbledhjen e Këshillit të Mandateve si një përpjekje të hapur për të bllokuar drejtësinë dhe për të mos i dhënë SPAK përgjigjen e kërkuar.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI