Flash

Pse dredhia e Joan Garcia kundër Espanyol duhej ndëshkuar për “sjellje antisportive”

Lapsi.al 6 January 2026
Pse dredhia e Joan Garcia kundër Espanyol duhej ndëshkuar për
Më 3 janar të kaluar Barcelona arriti të fitonte derbin e Spanjës në La Liga në fushën e Espanyol. Një ndeshje që ka bërë të diskutohet edhe për gjestin e portierit të blaugranave, Joan Garcia – ish-i madh i sfidës – i cili u bë protagonist i një veprimi që u bë menjëherë viral. Një lëvizje e gjykuar fillimisht si gjeniale, por që në fakt është absolutisht e paligjshme. Portieri i Barcelonës, për të shmangur pësimin e golit nga Milla, me një gjest refleksi, shtyu lehtë shokun e tij të skuadrës, Gerard Martin, në mënyrë që kundërshtimi me trup i këtij të fundit të lejonte bllokimin e goditjes. Për disa ky gjest ishte absolutisht gjenial, i bazuar në instinkt dhe në dëshirën për të mos pësuar gol. Por në realitet ajo që ndodhi është e ndaluar nga rregullorja. Sipas asaj që ka deklaruar ish-arbitri Mateu Lahoz për “El Día Después” në Movistar Plus, ky veprim përbën shkelje të rregullores: “Kjo është përcaktuar nga FIFA si sjellje antisportive. Joan Garcia nuk mund ta kryejë këtë sjellje”.

Arsyetimi i Lahoz sipas rregullores

Megjithatë, ish-arbitri sqaron se aksioni duhej ndëshkuar me një goditje dënimi indirekte në favor të Espanyol dhe që, në asnjë rast, nuk klasifikohet si episod që kërkon ndërhyrjen e VAR-it. Lahoz ka analizuar ngjarjen dhe ka shpjeguar pse, sipas tij, duhej akorduar një goditje dënimi për veprimet e tij. “Kjo konsiderohet nga FIFA si sjellje antisportive – shpjegon ai –. Në momentin që shtyn qëllimisht një shok skuadre dhe e vë pothuajse në rrezik dëmtimi, është diçka që rregullat nuk e lejojnë. Edhe pse VAR-i nuk mund të të ndihmojë”. Arbitri ka shpjeguar se do të bëhej fjalë për një goditje dënimi indirekte dhe, në këtë rast, edhe për një karton të verdhë. “Jam i sigurt që arbitri e ka interpretuar si një përplasje aksidentale gjatë luftës për hapësirën” – ka thënë më tej. Në dialogun klasik mes arbitrit dhe VAR-it, që zakonisht jemi mësuar ta dëgjojmë edhe në Itali, gjyqtari spanjoll ka theksuar që në fillim: “Nuk ka asgjë, nuk ka asgjë, është ai që e shtyn, nuk ka asgjë”. Në fakt, bëhet fjalë për një gabim vlerësimi të atij ndërhyrjeje që fillimisht dukej sikur i lejonte portierit të shtynte një shok të tij skuadre.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI