Flash

Trump: Venezuela nuk mund të mbajë dot zgjedhje brenda 30 ditëve

Lapsi.al 6 January 2026
Trump: Venezuela nuk mund të mbajë dot zgjedhje brenda 30 ditëve

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Venezuela nuk është në gjendje të zhvillojë zgjedhje të reja brenda 30 ditëve të ardhshme, duke sinjalizuar një angazhim më afatgjatë të Shteteve të Bashkuara në çështjet e vendit të Amerikës Latine.

Në një intervistë për NBC News, dy ditë pas arrestimit të presidentit venezuelian Nicolas Maduro nga forcat amerikane, Trump tha se prioritet mbetet stabilizimi i vendit. “Së pari duhet të rregullojmë vendin. Nuk ka asnjë mundësi që njerëzit të votojnë tani. Duhet ta ‘trajtojmë’ Venezuelën që të ngrihet sërish në këmbë”, u shpreh ai.

Trump foli edhe për mundësinë që SHBA të subvencionojë përfshirjen e kompanive të naftës në rindërtimin e infrastrukturës energjetike të Venezuelës, një proces që sipas tij mund të zgjasë më pak se 18 muaj, por do të kërkojë kosto shumë të larta financiare. Ai theksoi se kompanitë do të investojnë dhe më pas do të kompensohen nga SHBA ose përmes të ardhurave.

Presidenti amerikan këmbënguli se SHBA nuk është në luftë me Venezuelën. “Ne jemi në luftë me trafikantët e drogës dhe me ata që dërgojnë krimin dhe problemet e tyre në vendin tonë”, deklaroi Trump.

Në intervistë, Trump përmendi një grup zyrtarësh të lartë amerikanë që do të mbikëqyrin angazhimin e SHBA-së në Venezuelë, mes tyre Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, Sekretarin e Mbrojtjes Pete Hegseth dhe Zëvendëspresidentin J.D. Vance. I pyetur se kush mban përgjegjësinë finale, Trump u përgjigj shkurt: “Unë”.

Deklaratat e tij erdhën pak orë pasi ndaj Maduro-s u ngritën akuza në një gjykatë federale në Nju Jork, përfshirë konspiracion për narkoterrorizëm dhe trafik kokaine drejt SHBA-së. Maduro u arrestua gjatë një operacioni të forcave speciale amerikane në Karakas dhe është deklaruar i pafajshëm, ndërsa Delcy Rodríguez u betua si pasardhëse e tij në krye të vendit.

Trump konfirmoi se Rodríguez po bashkëpunon me autoritetet amerikane, por mohoi se kishte komunikime paraprake me të përpara rrëzimit të Maduro-s. Ai la të hapur mundësinë e një ndërhyrjeje të dytë ushtarake nëse bashkëpunimi ndërpritet, por tha se nuk beson se do të jetë e nevojshme.

Presidenti amerikan hodhi poshtë edhe raportimet se kishte refuzuar rolin e lideres së opozitës, Maria Corina Machado, për arsye personale, duke theksuar se kjo nuk ka ndikuar në vendimmarrjen e tij.

Megjithëse është kritikuar për mungesë autorizimi të ri nga Kongresi për operacionin ushtarak, Trump tha se gëzon mbështetje të fortë dhe se ligjvënësit ishin në dijeni për veprimet e administratës së tij.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI