Flash

E pazakontë në Maqedoninë e Veriut/ Hetime për priftin që bekoi makinat e policisë

Lapsi.al 7 January 2026
E pazakontë në Maqedoninë e Veriut/ Hetime për priftin

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut njoftoi se autoritetet kanë nisur një hetim për priftin i cili zhvilloi një ceremonie fetare në automjete zyrtare të policisë, duke bekuar makinat e tyre brenda juridiksionit të Ministrisë.

Lidhur me fotografitë e publikuara për të cilat po pyesni, Ministria e Punëve të Brendshme ju informon se Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale po ndërmerr masa dhe aktivitete të përshtatshme për të përcaktuar plotësisht rrethanat, pas së cilave publiku do të informohet në mënyrë të duhur”, thuhet në deklaratën e MPB-së.

Sipas mediave vendase, fotografitë, të cilat kanë qarkulluar në rrjetet sociale ditët e fundit, kanë shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Ato tregojnë një prift duke kryer një ceremoni fetare dhe duke shenjtëruar automjete zyrtare të policisë në oborrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në prani të oficerëve policorë.

Një pjesë e qytetarëve e justifikojnë këtë veprim, duke theksuar se në traditën ortodokse ekziston një lutje për shenjtërimin e automjeteve dhe se bëhet fjalë për një akt simbolik që synon mbrojtjen dhe sigurinë. Megjithatë, një pjesë tjetër e publikut ka reaguar ashpër, duke vlerësuar se një praktikë e tillë bie ndesh me parimin kushtetues të sekularizmit dhe se institucionet shtetërore duhet të mbeten fetarisht neutrale.

Debati ka rihapur çështjen e kufirit mes zakoneve fetare dhe funksionimit të institucioneve shtetërore laike, si dhe nevojën për rregulla të qarta dhe llogaridhënie në hapësirën publike. Reagime të ngjashme pati edhe një vit më parë, kur në ambientet e Kuvendit u zhvillua një ceremoni fetare.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI