Flash

Iu përmbytën banesat, banorët e ish-Kënetës në protestë, kërkojnë dëmshpërblim

Lapsi.al 7 January 2026
Iu përmbytën banesat, banorët e ish-Kënetës në

Një grup banorësh të zonës së Kënetës në Durrës kanë protestuar për të kërkuar vëmendjen e strukturave të shtetit pasi banesat e tyre janë ende nën ujë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Banorë thonë se kanalet janë të bllokuar dhe se kanë mbi 30 cm ujë në oborret dhe banesat e tyre. Ata shprehen se ende nuk ka shkuar asnjë njeri për t’i ndihmuar.

“Uji nuk po tërhiqet të heqin ujin nga rrugicat dhe nga banesat sepse dëmet janë shumë të mëdha.”, tha një banor.

“Të vijnë të na shohin sepse jemi në mëshirë të fatit.”, shton një tjetër.

“Askush nuk ka ardhur nga grupet e verifikimit për të parë situatën”

“Jemi të izoluar nga uji”

“Nuk po na ndihmon askush”, shprehen banorët.

Një tjetër thotë se edhe më herët janë përmbytur dhe nuk i kanë dëmshpërblyer pavarësisht premtimit.

“Ankesa ime ndaj shtetit e Edi Ramës. Kërkoj ndihmë. Jam i përmbytur, familje me 4 pjesëtar. Uji arrin deri në 30 cm. Nuk ka zgjidhje. Nuk është vetëm për veten time por edhe për të tjerët. Kjo është hera e dytë që përmbytemi, është hera e dytë. Nuk kemi marrë dëmshpërblim”, u shpreh një banor.

“Na kanë premtuar, na kanë thënë hapni llogarie edhe asgjë. Nata e mbrëmshme ka qenë stres, të jetosh me ujë me fëmijë të sëmurë në shtëpi. Ne taksat paguajmë, detyrimin e shtetit, por të na bëjnë shërbimin. Askush nuk kam takuar. I kam marrë në telefon dhe se kanë çarë kokën fare”, shtoi një banor tjetër.

“E dimë që një kriminel është në Shqipëri, por e gjithë qeveria kriminela qenkan?”, shtoi një tjetër.

Të këshilluara

Kosova merr sisteme anti-tank nga Turqia

Kosova ka pranuar një dërgesë me sisteme raketore kundërtanke OMTAS nga Turqia, thanë autoritetet më 6 janar. Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,...

23:02

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI