Flash

Kukës/ Frikë për shembjen e urës, banorët e Orgjostit rrezikojnë të izolohen

Lapsi.al 7 January 2026
Kukës/ Frikë për shembjen e urës, banorët e Orgjostit

gjithë territori i Qarkut Kukës vijon të jetë i përfshirë nga reshje shiu, duke sjellë rritje të riskut në rrugët nacionale, bashkiake dhe në ura. Si pasojë e kushteve atmosferike, subjektet kontraktore dhe drejtoritë e rrugëve rurale po punojnë me kapacitet maksimal gjatë gjithë kohës për të garantuar funksionalitetin e rrugëve nacionale dhe lidhjen me zonat rurale. Pavarësisht situatës, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.

Në Bashkinë Kukës, problematika më shqetësuese mbetet ura e fshatit Orgjost, e cila vijon të jetë e rrezikuar pas dëmtimit të njërës nga këmbët mbajtëse. Banorët raportojnë se për shkak të përkeqësimit të situatës, fëmijët nuk janë lejuar të shkojnë në shkollë, ndërsa kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga strukturat e Emergjencave Civile në nivel vendor dhe qendror. Rreth 1 mijë banorë të dy lagjeve të fshatit rrezikojnë të izolohen.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI