Flash

Lapaj i përgjigjet ftesës së Berishës për një tryezë të përbashkët opozitare

Lapsi.al 7 January 2026
Lapaj i përgjigjet ftesës së Berishës për një

Në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj u pyet për ftesën e kreut të PD-së Sali Berisha për t’u ulur në tryezë. Lapaj tha se në përgjigjen e tij i ka thënë PD-së atë që ka deklaruar gjithmonë se do të jetë në shesh, duke shtuar se Rama mundet vetëm me një alencë të madhe popullore.

“Më ka ardhur një ftesë e tillë. I kam kthyer përgjigjen që ne jemi në shesh. Kushdo të vijë me flamurin kombëtar. Të mendojmë për Shqipërinë në këtë fazë. Sepse mekanizmi që ka krijuar Rama nuk mundet dot.

Ky mundet me një aleancë të madhe popullore. Duhet shembur cdo barrierë që masiviteti të jetë i tillë që të mos i përballojë dot, sepse nëse fillojnë me logo do kthehemi sërish në pikën zero”, - tha ai.

Lapaj akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndërtuar një sistem të korruptuar. 

“Ky ka blinduar një sistem që projeksionin votën. Këta e kanë projeksionuar, nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Ka votime. Unë e këtë e pashë nga afër. Fali gjobat 3 ditë para zgjedhjeve, duke dhënë bonuse të mëdha. Kur i jep para zgjedhjeve është blerje vote.

Po flasim për një qeveri tranzitore me një mandat 1 vjeçar për të organizuar zgjedhje të para demokratike dhe një qeveri që të ketë disa detyra specifike. 3 muaj para zgjedhjeve nuk duhet të jepen legalizime, nuk mund të bësh investime.

Nëse qeveria përbëhet nga njerëz që nuk kanë ndikim nga ky dhe asnjë parti politike, ky nuk merr votë vullneti. SPAK është një organizëm që unë e kam mbrojtur. Kam qenë gjithmonë në mbështetje.

Drejtësia është korrektuese në një shtet. Sa ministra do hetojë dhe dënojë në vit drejtësia? Drejtësia është një gjë e mirë që të funksionojë, por i duhet ndihma e popullit”, - tha ai. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI