Flash

Po kthehej në Gjermani pas festave, aksidentohet familja shqiptare me 6 anëtarë

Lapsi.al 7 January 2026
Po kthehej në Gjermani pas festave, aksidentohet familja shqiptare me 6

6 persona, mes tyre, 3 fëmijë të vegjël, anëtarë të një familjeje shqiptare u plagosën në një aksident në Liedermatte të ndodhur mëngjesin e 7 janarit në Waldshut-Tingen të Gjermanisë, afër kufirit me Zvicrën.

Një kamion u përplas me makinën në të cilën udhëtonte familja shqiptare e cila po kthehej nga Kosova. Aksidenti ka ndodhur pak minuta para se të mbërrinin në vendin ku jetonin.

Shkaku i aksidentit është ende i paqartë, tha zëdhënësi i policisë. Një person u bllokua në makinë nga përplasja dhe u desh të nxirrej nga zjarrfikësit.

Familja shqiptare ishte me origjinë nga fshati Ratkoc i Rahovecit. Të aksidentuarit kanë pësuar lëndime të rënda.

Fëmijët e lënduar janë të moshës nga 5 muaj deri në 3 vjeç. Ata u transportuan me helikopterë shpëtimi në spitalet e fëmijëve. Shkalla e lëndimeve të tyre është aktualisht e paqartë. Disa helikopterë shpëtimi u aktivizuan në këtë ngjarje. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI