Flash

Rinovim 7 mujor: playoff-i i Botërorit vendos fatin e teknikut Sylvinho me Kombëtaren

Lapsi.al 7 January 2026
Rinovim 7 mujor: playoff-i i Botërorit vendos fatin e teknikut Sylvinho me
Ashtu si pritej. Kontrata e teknikut të Kombëtares Sylvinho dhe stafit të tij do të zgjatej pas arritjes në playoff të Kupës së Botës 2026. E në fakt, Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizon rinovimin e kontratës me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Júnior, si edhe me dy zëvendëstrajnerët e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior, duke konfirmuar vazhdimësinë e projektit teknik që ka sjellë rezultate historike për futbollin shqiptar. Ka vetëm një detaj të vogël: rinovimi është deri në korrik, që do të thotë se ndeshjet e playoff-it me Poloninë e Ukrainë/Suedi do të jenë përcaktuese për të ardhmen afatgjatë të brazilianit në krye të kuqezinjve. Nën drejtimin e trajnerit Silvinjo, Kombëtarja shqiptare ka shënuar një progres të dukshëm në organizim, identitet loje dhe rezultate, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të Botërorit 2026. E megjithatë, kontrata e re me stafin teknik do të jetë e vlefshme deri në korrik 2026. Objektivi është kualifikimi për herë të parë në histori të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës. Por janë dy arsye për një kohëzgjatje 7 mujore. Ose Sylvinho ka pranuar të drejtojë skuadrën që vetë e solli deri në këtë pikë deri në Botëror dhe më pas të jetë i lirë, ose FSHF kërkon diçka tjetër dhe pas ndeshjeve të marsit, apo edhe Botërorit eventual, rrugët e tyre do të ndahen.

Lexo më tej: Shorti i vështirë, por Sylvinho paralajmëron Poloninë: "E njohim dhe na njeh mirë"

Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e vendosur të mbështesë maksimalisht Kombëtaren dhe stafin teknik në këtë rrugëtim historik, me synimin për të kthyer ëndrrën e Botërorit në realitet për të gjithë shqiptarët. Në muajin mars, kuqezinjtë do të luajnë një kapitull historik, duke u përballur në gjysmëfinalen e play-off-it me Poloninë, më 26 mars, ndërsa në rast kualifikimi, në finalen vendimtare do të përballen me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI