Flash

Trump bën piruetë: Ne do t'i gjindemi gjithmonë NATO-s

Lapsi.al 7 January 2026
Trump bën piruetë: Ne do t'i gjindemi gjithmonë NATO-s

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se SHBA do të jetë gjithnjë aty për NATO-n, edhe nëse vendet aleate nuk do të vendosen në ndihmë të SHBA-ve.

Trump tha të mërkurën se dyshonte nëse "NATO do të ishte aty për ne nëse do të kishim vërtet nevojë për të", duke kritikuar aleancën transatlantike të sigurisë në një postim në platformën e tij Truth Social.

"Ne do të jemi gjithmonë aty për NATO-n, edhe nëse ata nuk do të jenë aty për ne", shkroi ai, një ditë pasi Shtëpia e Bardhë tha se nuk e përjashtonte ndërhyrjen ushtarake për të blerë Groenlandën nga aleati i NATO-s, Danimarka.

Lexo më tej: NY Times: Europa dhe bota po përpiqen të gjejnë gjuhën me “Trump imperialistin” 

Presidenti amerikan tha se pa impaktin e tij, “Rusia do ta kishte marrë të gjithë Ukrainën tani”.

Dëshira e Trump për të blerë Groenlandën nga Danimarka ka çuar në tensione midis SHBA-së dhe anëtarëve evropianë të NATO-s këtë javë, me kryeministren daneze që madje paralajmëroi se veprimi i SHBA-së për të marrë Groenlandën do të thoshte fundi i aleancës.

“Unë i vetëm i dhashë fund 8 luftërave dhe Norvegjia, një anëtare e NATO-s, zgjodhi në mënyrë të pamend të mos më jepte Çmimin Nobel për Paqen. Por kjo nuk ka rëndësi! Ajo që ka rëndësi është se unë shpëtova miliona jetë”, shtoi ai.

Trump theksoi se Rusia dhe Kina nuk kanë frikë nga NATO pa Shtetet e Bashkuara, ndërsa nënvizoi se të gjithë janë me fat që ai ka rindërtuar ushtrinë amerikane në mandatin e parë.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI