Flash

Ahmetaj: Carlo Bollino është shqepur me para, Rama shpronësoi 2.9 mln € tokën e tij

Lapsi.al 8 January 2026
Ahmetaj: Carlo Bollino është shqepur me para, Rama shpronësoi 2.9

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ato media që e mbështesin i shqep me para, kurse kundërshtarët i sulmon.

Ahmetaj akuzoi Karlo Bolinon se është shqepur në para nga Edi Rama, ndërsa denoncoi faktin se, tokën të cilën shteti e shpronësoi me 2.9 milionë euro, kreu i qeverisë ja fali Karlo Bollinos.

“Çështja e Beketit. Pse nuk e heton Altin Dumani? Çfarë problemi ka që s'e heton? Janë 130 milionë. Janë për shkak të egos perverse të kryeministrit aktual dhe SMS-ve të tij kërcënuese. Janë në dosje. Ta kërkojë mor SPAK-u, ta kërkojë dosjen në gjykatën ndërkombëtare komerciale në Nju Jork. Në dosje janë ore dhe print screen.

Në çfarë vendi ke parë ti që Irfan Hysenbelliut i premtohet privatizimi, i premtohet realokimi, dhe pastaj i shkatërrohet hoteli, vetëm se ky nuk ka qëndruar siç do ti.

Dhe në anën tjetër ti shkon shpronëson 2.9 milionë euro një zonjë, nuk e di si e ka emrin ajo zonja që ka qenë tek vetingu, nuk e di se ku ka qenë. Dhe për t'i shpronësuar një tokë me 2.9 milionë euro dhe pastaj ti shpronëson shtetin se ja jep Karlo Bolinos.

Çfarë janë këto sjellje? Njërin e merr e shkatërron, e shkrin. Këtë tjetrin e merr dhe i fal gjëra. Kam ikur unë. I kam atje. E kam kundërshtuar unë këtë gjënë e Karlo Bolinos. Ndaj ka hëngër Karlo kundër meje dhe vazhdon. Se është shkep Karlo me para. Karlo është shkep me para. Dhe rrinte aty, turp nuk i vjen.

Fenomeni është që një pronar media që ty nuk të rri, ti e shkatërron. Një pronar media që ty të rri, e kërcënon dhe i jep çfarë të duash ti. Një pronar tjetër media e bën investitor strategjik. Domethënë, si të dojë qejfi ty, se ti je Kim Jongu. Kjo është gjithë historia. Pra, po këto janë gjëra shumë të rëndësishme për t'i thënë” – tha Ahmetaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI