Flash

Arben Ahmetaj: Kam qenë naiv, i kërkoj të falur shqiptarëve!

Lapsi.al 8 January 2026
Arben Ahmetaj: Kam qenë naiv, i kërkoj të falur shqiptarëve!

Në intervistën e katërt për Çim Pekën, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë një "mea culpa" për bashkëpunimin me Edi Ramën dhe për këtë është kthyer pas në kohë, te bisedat e hershme me Ditmir Bushatin. Ahmetaj pranoi naivitetin e tij politik, kërkoi falje publike dhe artikuloi një akuzë për Edi Ramën, të cilin e quan "kreu i organizatës".

Ahmetaj përshkruan një proces të gjatë, ku fillimisht kishte dyshime, më pas pranime të pjesshme dhe në fund bindjen se ajo që po ndodh në Shqipëri është model qeverisjeje që e ka shndërruar shtetin në mjet të karteleve të drogës.

"Më tha Ditmir Bushati atëherë "U bërë zv.kryeministër u forcove..." "Ore djalë, - i thashë,- unë jam në lojë shtesë këtu nuk u bëra poër kreun e organizatës unë u bëra për rrugë, unë e di çfarë po ndodh. Dhe ma ka kujtuar dhe i kërkoj të falur. Unë dy të falura kam, një me popullin shqiptar. Kam bërë një diskuti me Ditmir Bushatin në 2012 dhe më ka thënë. Dhe kam rënë dakort pjesërisht me Ditmirin. E para ishte që "Ky është i padenjë të drejtojë shtetin". Dhe këtu bie dakort. Kur më tha po pse u ktheve? I thashë "U ktheva për njerëzit në rrugë". nuk u ktheva për atë.

Më ka ardhur në zyrë, te zyra ime e vogël. Aty, ministër shteti. Më ka thënë të lutem "Merru edhe me pandeminë" le ta mohojë sa të dojë, kreu i organizatës. Te zyra e vogël. I kërkoj të falur Ditmirit se më tha "Ky ia ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar". Kam qenë naiv, e kam pranuar. Kjo është falja tjetër që i kërkoj shqiptarëve. Por ndër vite 20-21-23-24-25 nuk është se i ka dorëzuar shtetin krimit të organizuar. Ky e ka kthyer shtetin privat në dorë të karteleve. Zoti Peka, paraja e drogës ka larguar klasën e mesme. Kur ju thoni s'ka njerëz, paraja e drogës është nëna e të gjitha të këqiave në atë vend.  Ka ardh koha aty që të dëgjosh që "është jashtë mode të mos kesh në krah një kartel droge, ose të mos merresh me drogë". Shqipëria kartel droge është Shqipëria e Edi Ramës"

Ahmetaj tha se Rama ka 4 depozita të interesave financiae, Bashkia e Tiranës, Ministria e Infrastrukturës me plaçkitësen, AKSHI, kopshti i tij privat dhe Shëndetësia, depozita që i përdor për të korruptuar dhe për të blerë zgjedhjet. Kjo është intervista e katërt e Arben Ahmetajt, ndërkohë që më herët ai ka qenë i pari që ka denoncuar afera të rënda korruptive dhe kriminale si tenderat për tunelin e Llogarasë, grupin e AKSHI-t etj.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI