Flash

Balluku me të përmbyturit/ Shehaj: Të paftyrë që pasi i vjedhin shqiptarët, i tallin

Lapsi.al 8 January 2026
Balluku me të përmbyturit/ Shehaj: Të paftyrë që pasi i

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, e cilëson hipokrizi dhe propagandë daljen e sotme të zv.kryeministres së pandehur Belinda Balluku në terren për të takuar banorët e prekur nga përmbytjet, pas një mungese të gjatë dalje në publik.

“Në një vend normal, Balluku do të ishte duke u gjykuar para drejtësisë si një qytetare e zakonshme, pa mandat dhe pa pushtet. Belinda jo vetëm që nuk lëshon karrigen, por shkon të ngushëllojë banorët e përmbytur, në një kohë kur me milionat e eurove që ajo ka vjedhur, hidrovoret do të funksiononin, rrugët nuk do të rrëshqisnin si rërë dhe kanalizimet do të ishin në rregull.

Nuk është ‘dora e Zotit’, është e korrupsionit.”

Reagimi i Shehajt vjen në një kohë kur SPAK, prej disa javësh, ka kërkuar heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Ballukut, por procesi po zvarritet, duke i dhënë kohë.

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI