Flash

Elbasan/ Dëmtohet rrjeti shpërndarës, ndërpritet energjia elektrike për 700 familje

Lapsi.al 8 January 2026
Elbasan/ Dëmtohet rrjeti shpërndarës, ndërpritet energjia

Moti i keq në qarkun e Elbasanit ka sjellë probleme në rrjetin elektrik, kryesisht në bashkitë Librazhd, Gramsh dhe Prrenjas. Bazuar në të dhënat zyrtare, dëmtime ka pësuar rrjeti shpërndarës dhe shtyllat e tensionit të ulët. Kjo ka bërë, që energjia elektrike të ndërpritet për shumë familje.

Aktualisht, rreth 700 abonentë në Rajonin Elbasan mbeten pa furnizim me energji, ndërsa disa linja janë rikthyer pjesërisht në punë.

Grupet e punës së OSHEE-së ndodhen në terren dhe po punojnë pandërprerje, në mënyrë që të rregullojnë defektin dhe të rikthejnë energjinë elektrike për banorët.

Të këshilluara

Reshje dëbore/ Probleme në Rrugën e Arbrit

Probleme të shumta janë shënuar edhe në Rrugën e Arbrit. Që prej orës 07:30, si pasojë e reshjeve të dendura të borës në zonën e Tunelit të Murrizit, disa au...

09:59

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI