Flash

EMRAT/ Ahmetaj: 4 persona janë depozitat kriminalo-financiare të Ramës

Lapsi.al 8 January 2026
EMRAT/ Ahmetaj: 4 persona janë depozitat kriminalo-financiare të

Në intervistën e tij të radhës ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj tha në emisionin “Çim Peka LIVE” se 4 persona janë “depozitat” kriminalo-financiare të Edi Ramës ndër vite.

Sipas Ahmetajt, Balluku, Veliaj, Manastirliu dhe AKSHI janë depozitat e Ramës me të cilët ai është sjellë ndryshe, duke i mbrojtur nga akuzat.

“Edi Rama, kreu i organizatës, ka 4 depozita, të interesave të veta kriminalo-financiare. Bashkia e Tiranës, Ministria e Infrastrukturës me plaçkitësen, AKSH-i, kopshti privat i tij dhe 7-8 vitet e fundit edhe shëndetësia. Për shëndetësinë do flasim herës tjetër, siç e diskutuam. Edhe për thagmën e tokave. Ju e dini, unë jua tregova, sot në emailin tim 1000 Nest Angoni dërgojnë denoncime.

Kjo është arsyeja pse është sjellë ndryshe me ata (Ballukun, Veliajn, Manastirliun dhe AKSHI-n) dhe ndryshe me mua. Kjo. Pyetja jote ishte pse ata i mbron? Unë do isha i turpëruar të më mbronte kreu i organizatës. Mua po të më mbronte kreu i organizatës, po jua them shqiptarëve, i bie që isha pjesë e organizatës së tij kriminale.

Tentojnë të akuzojnë për asete private të vëna para emërimit tim në qeveri. Unë e bëra një sfidë. Një veting hetim pasuror. Dhe do t'ju lutem që të dali përballë shqiptarëve dhe të thotë që po, Ben Ahmetaj i është shtuar pasuria. Ja çfarë ka vënë, ja çfarë ka vënë, ja çfarë ka vënë dhe pastaj të më krahasojnë me të tjerët.

Po. Sfidë! Jo një sjellje ndryshe aty, një sjellje ndryshe këtu. Këtë e fusim në burg, këtë nuk e fusim. Këtë i kërkojmë pezullim nga detyra... pezullim nga detyra, me kë talleni ju? Ç'është kjo pezullim nga detyra? Pse kaloni nga shkalla në shkallë ju?

Do përballem unë me drejtësinë, se e thonë, unë do përballem me drejtësinë kur kreu i organizatës të mos i ketë, të mos i ketë duart në fyt” – tha Ahmetaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI